Psoriaza nuk është një sëmundje ngjitëse, kështu që ajo nuk përhapet nga personi në person. Shpërthimet e psoriazës përhapen në trup për shkak të një përgjigjeje të brendshme imune. Pasi sistemi juaj imunitar sulmon qelizat e shëndetshme të lëkurës. Ky sulm shfaqet si skuqje në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Kjo është edhe arsyeja pse është e rëndësishme të identifikoni shkaktarët dhe të gjeni një trajtim që mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave tuaja.
Psoriaza në formë petëzash-Këto mund të shfaqen në të gjithë trupin. Por më së shpeshti shfaqen në lëkurën e kokës, gjunjë dhe bërryla. Psoriaza guttate-Ky sulm shfaqet si skuqje në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Ato përhapen përgjatë krahëve, këmbëve dhe gjoksit tuaj. Disa njerëz gjithashtu përjetojnë shpërthime në fytyrë dhe kokë. Psoriaza inverte-Këto njolla të kuqe të cilat janë të dhimbshme, përhapen kryesisht tek të pasmet, sqetullat dhe ijet tuaja. Psoriaza eritrodermike-Karakterizohet nga njolla të kuqe të ndritshme që duken si djegie dhe përhapen shpejt në të gjithë trupin. Ato mund të shkaktojnë dridhje të pakontrollueshme dhe ënjtje në kyçet e këmbës. Ky lloj është shumë i rrallë dhe mund të jetë edhe kërcënues për jetën.
None found
A mund ta parandaloni përhapjen e psoriazës?
Ndoshta! Por ju patjetër që mund të ndërmerrni hapa për të lehtësuar simotomat. Filloni duke e mbajtur zonën e mrekur të pastër dhe pa grim e më pas të përdorni ilaçe qetësuese. Por nëse ndjeni që jeni në prag të një shpërthimi është koha për të ushqyer lëkurën tuaj duke ngrënë shëndetshëm dhe të shmangni shkaktarët e mundshëm si djegia nga dielli, pickimet e insekteve dhe stresi. Infeksionet dhe sëmundjet gjithashtu mund të jenë shkaktarë të psoriazës. Prandaj ndërmerrni hapa për të mbrojtur veten kurdo që të jetë e mundur.
Rezistojini dëshirës për të kruajtur zonat e prekura sepse mund t’a përhapni më tepër. Gjithashtu ky veprim mund të çojë në infeksione një shpërthim afatgjatë. Sa më shpejt të qetësoni shpërthimin, aq më e ulët është mundësia që ai të përhapet. Ekspertët këshillojnë hidratimin e lëkurës sa më shumë që të jetë e mundur në rast se nuk i rezistoni dot kruarjes.
Çfarë e shkakton shpërthimin e psoriazës?
Shkenca ende nuk e di me saktësi se çfarë e shkakton psoriazën. Duket se mund të jetë një kombinim i gjenetikës, mjedisit dhe sistemit imunitar që vepron kundër qelizave të lëkurës. Më poshtë renditen disa nga faktorët e zakonshëm:
-Stresi
-Moti i ftohtë
-Dëmtimet e lëkurës si djegia nga dielli, kafshimet e insekteve, e deri tek tatuazhet.
-Medikamente të caktuara
-Infeksione të ndryshme
-Alkooli
-Duhani
Deri më sot nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar plotësisht këtë sëmundje dhe përpjekja e tepërt për ta bërë këtë mund të jetë shumë stresuese.
Mbrëmë në orën 20:00, në SPB-në e Manastirit u raportua se në zonën e fshatit Podmol, Prilep, është gjetur një…
Emri i Phil Fodenit ka përfunduar në tavolinën e Milanit, pasi mesfushori ofensiv i Manchester Cityt i është propozuar klubit…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës. Një person është derguar me…
Donald Trump ka deklaruar se dëmet ekonomike që, sipas tij, i shkaktohen SHBA-së nga tymi i zjarreve pyjore që vjen…
Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u…
Të paktën shtatë persona humbën jetën, ndërsa 22 të tjerë u plagosën nga një goditje izraelite gjatë një ceremonie mortore…