lifestyle

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Gratë e shenjës së Demit janë kokëforta, e dinë se ç’duan, zgjedhin rehatinë dhe veten, gjithmonë

Disa karakteristika i bëjnë ato të paharrueshme dhe gra që lënë gjurmë në jetën e të gjithëve.

Gratë Dem janë të dashura dhe të dhembshura

Nuk ka grua më të përkujdeshme se një e shenjës së Demit. Janë shumë emocionale, do t’ju ngrohin zemrën dhe do t’ju gjenden pranë në të mirë e në të keq, ashtu siç ju janë betuar. Janë gjithashtu romantike, gazmore dhe i dashurojnë aventurat e reja, të provuara përkrah partnerit. Gjithmonë, po gjithmonë ama një grua Dem ia del t’ju sjellë në humor. Është superfuqia e saj!

Të ndershme dhe të sinqerta

Një grua Dem nuk fshihet pas gënjeshtrave apo manipulimeve. Ajo do ta tregojë përherë veten ashtu siç është, pa filtra dhe kjo është çka kërkon edhe te të tjerët. Dijeni se do të jetë përherë e sinqertë mbi atë që mendon, është apo dëshiron. Këtë do të kuptoni që në takimin e parë, pasi përshtypja që të lë është ajo e një gruaje me një personalitet të fortë, që e shpalos sa herë i jepet mundësia.

Zemërgjera dhe kreative

Që ta shprehin veten ato do ta gjejnë përherë një rrugë, qoftë përmes muzikës, së shkruarit, aktrimit, ç’të jetë. Gjithashtu e përdorin frymëzimin e tyre si një mënyrë për t’u treguar dashurinë njerëzve të zemrës. Si e bëjnë këtë? Duke bërë një kolazh me fotot tuaja ndër vite, duke ju vizatuar një portret, apo edhe duke ju dedikuar një këngë të tërë. Dinë fare mirë si t’jua ngrenë zemrën peshë.

Pëlqejnë ushqimin

Me një grua Dem përkrah do të shkoni në restorantet më të mira, pasi ajo e di e ku gatuhen ushqimet më të shijshme. Gratë Dem janë gjithashtu kuzhiniere të papara.

Nuk heqin dorë lehtë nga ju

Një Dem vështirë se dorëzohet. Përkundrazi do të përpiqet fort që ta bëjë marrëdhënien e saj me partnerin të funksionojë sa më mirë dhe të mund të jetojnë një histori të lumtur dashurie.

Besnike dhe të devotshme

Nëse dikush tjetër kërkon të eksperimentojë sa më shumë, mbase me dy lidhje paralele apo një ‘një natë’, Demët janë pak tradicionalë në këtë pikë. Ata futen në një lidhje dhe i kanë sytë vetëm për të. Janë shumë selektive dhe në momentin që ju kanë zgjedhur juve dhe ndihen të plotësuara, nuk shohin as edhe një arsye përse duhet të shkojnë dhe të joshen apo merren me dikë tjetër. Jeni ju dhe askush tjetër.

Aspak të zakonshme

Gratë e shenjës së Demit dallohen për një karakter shumë interesant. Guxojnë, shijojnë gjërat e vogla në jetë, u pëlqen të argëtohen, të provojnë ndjesi të reja. Pra teksa jetoni përkrah tyre do të shihni ndërthurje të një jetë të qetë e kombinuar me qejf dhe adrenalinë. Më shumë se kaq, ç’dëshironi?

S’do t’ju mërziten kurrë

Lëreni pastaj që kanë një humor të spikatur. Ndonëse ndonjëherë fjalët mund të jenë disi pavend, përsëri ju do të qeshni me të. I ka batutat e goditura, di si të jetë përherë tip. Në fakt i vjen fare natyrshëm.

Një shpatull ku do të mbështeteni

Një problem apo një këshillë mund ta merrni gjithmonë nga një grua Dem. Ajo i shijon bisedat e thella dhe përpos kësaj është një dëgjuese shumë e mirë. Kështu përpara se ta keni partnere, do ta keni mikeshë.

Të zjarrta dhe seksi

Gratë Dem janë të dashurat më të mira dhe më seksi të të gjitha shenjave. Pavarësia që i karakterizon dhe dëshira për ta shfaqur veten i bën të parezistueshme para jush. Vetëbesimi i lartë që kanë do t’ju çmendë. Mjafton që ju t’i kërkoni diçka të re në seks dhe ajo është gati. Asgjë nuk e tremb. Në fakt, më mirë do të ishte t’ju pyesnim: A jeni ju gati për të pasur një grua si kjo?

Tags: Demi

të fundit

Trump propozon urdhër të ri ekzekutiv: Burg kush djeg flamurin e SHBA

“Një vit burg kush djeg flamurin amerikan’’ - ky është urdhëri që ka propozuar presidenti amerikan Donald Trump. Trump ka…

6 minutes ago

Basti i madh i Tares, Milani blen sulmuesin e ri për 24 milionë euro

Konrad Harder do të jetë lojtari më i ri i Milanit, ndërsa është arritur marrëveshja për blerjen e tij nga…

16 minutes ago

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin tezës, Lapaj i zhgënjyer: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, 12 vite miqësi, ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…

43 minutes ago

Publikohen rezultatet e konkursit për mjekësinë, janë pranuar 436 aplikantë

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…

1 hour ago

EMRI/ Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës

Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…

1 hour ago

Djali 13-vjeçar tentoi të shpëtonte Marjola Nakolecin, iu hodh në qafë babait për ta ndaluar, 36-vjeçarja dha frymën e fundit në duart e vajzës

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…

2 hours ago