lifestyle

Cila nga ngjarjet biblike ka ndodhur vërtetë?

A kanë ndodhur vërtet fushatat ushtarake të përshkruara në Bibël? Dhe kur ndodhën saktësishtato? Kjo është një çështje shumë komplekse e debatuar për një kohë të gjatë, edhe sepse teknikat e përcaktimit të datave të ngjarjeve që janë më të përdorura aktualisht nuk janë shumë të sakta.

Metoda e radiokarbonit – zbulimi i karbonit 14, një izotop radioaktiv i karbonit , i përdorur për të përcaktuar kohën moshën e mbetjeve organike që përmbajnë karbon (dru, fibra, kocka, etj…) – nuk mundëson një përcaktim të saktë të datës për të gjitha periudhat, duke i hapur shpeshherë rrugën hipotezave kontradiktore.

Por gjërat mund të jenë ndryshe me analizat e kryera me metodën e gjeomagnetizmit, e cila bazohet në matjen e variacioneve të intensitetit të magnetizmit tokësor të regjistruar në tokë dhe tek disa gjetje si qeramika ose tulla balte, të cilat përmbajnë grimca mineralesh ferromagnetike.

Një sistem i sigurt

Joav Vaknin nga Universiteti i Tel Avivit dhe Ron Shar nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit  thonë se kjo metodë është shumë më e besueshme. Dy studiuesit arritën në këtë përfundim pasi analizuan të dhëna të shumta nga 17 site arkeologjike të vendosura midis Izraelit dhe Palestinës, të mbledhura nga studiues të ndryshëm nga e gjithë bota.

Bazuar tek ngjashmëria apo tek ndryshimi i sinjaleve të regjistruara në vende të ndryshme, do të jetë e mundur të vërtetohen ose mohohen hipotezat, për të zbuluar me siguri më të madhe se kur janë shkatërruar në të vërtetë këto qytete.

Një shembull? Bibla tregon se kur izraelitët e udhëhequr nga Xhozue mbërritën në Xheriko, Zoti i rrëzoi muret deri atëherë të pacenueshme të qytetit:“Shtatë priftërinj do të sjellin para Arkës shtatë bori të bëra nga briri i dashit…Kur të bien boritë atëherë do të shemben muret e qytetit”. Por çfarë ndodhi në fakt?

Xheriko e lashtë

Studiuesit e kanë vënë në dyshim për një kohë të gjatë vërtetësinë e këtij konflikti, derisa kanë arritur në përfundimin se nuk ishin hebrenjtë e Xhozuesë ata që e shkatërruan atë qytet shumë të lashtë (betejë që sipas Biblës u zhvillua në vitin 1500 ose 1400 Para Krishtit), sepse me gjasë ai ishte shkatërruar mijëra vjet më parë.

A do të mohohet apo vërtetohet kjo dhe hipoteza të tjera të ngjashme nga teknika e re e kërkimit? Pra ajo është një metodë që premton të jetë revolucionare për qasjen ndaj historive të luftës të Dhiatës së Vjetër, veçanërisht për përplasjet ushtarake midis egjiptianëve, arameanëve, asirianëve, babilonasve dhe mbretërive të Izraelit dhe Judesë. / Focus

të fundit

Horoskopi 20 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…

2 hours ago

Tragjedi në Afganistan/ Kamioni përplaset me autobusin dhe motoçikletën, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe 13 fëmijë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…

2 hours ago

Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë

Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…

2 hours ago

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobë dhe heqje patente për efektivin

Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…

3 hours ago

Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…

3 hours ago

Rashford lavdëron Lamine Jamal-in: Eshtë i pabesueshëm, vetëm Ronaldo “Fenomeni” mund të krahasohet me të në moshën e tij…

Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…

3 hours ago