Fjalët e para të një foshnje nuk zgjidhen krejt rastësisht. Një studim i kryer nga psikologët e Universitetit Indiana tregon se ato lidhen ngushtë me pamjet dhe përvojat që shoqërojnë përditshmërinë e saj.
None found
Studiuesit vlerësojnë se përjetimet vizuale të bebeve kanë ndikim të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të gjuhës.
Njerëzit, objektet dhe sendet që u tërheqin më shpesh vëmendjen duket se përcaktojnë edhe fjalët që ato nisin të përdorin.
Gjetjet dëshmojnë për një lidhje të fortë ndërmjet asaj që foshnjat shohin më shpesh dhe emrave që arrijnë të shqiptojnë në fillim.
Nëse një bebe, për shembull, e sheh vazhdimisht nënën dhe dëgjon rregullisht fjalën “mama”, rriten gjasat që ajo të jetë mes fjalëve të saj të para.
Sipas studiuesve, këto rezultate mund të ofrojnë një kuptim më të plotë të mënyrës se si zhvillohen aftësitë komunikuese te fëmijët.
Gjetjet mund të krijojnë gjithashtu mundësi të reja për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të vështirësive në të folur, duke përfshirë edhe ato të lidhura me autizmin.
“Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një formulë që…
Muaji i gjashtë dhe i fundit për hetimin ndaj ish‑zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga BDI përfundon më 22 gusht, kur ai…
Sonte është afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa edhe pas përpjekjes së tretë, kreu i LVV-së,…
Pas publikimit të fotografisë ku mungonte gjuha shqipe në tabelën zyrtare të mirëseardhjes në pikën kufitare, reagimi i shpejtë i…
Në shtator do të ketë rreth 4.900 nxënës të klasës së parë më pak se vitin e kaluar. Këtë e…
LAMM kumtoi se për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, në një pjesë të vendkalimeve kufitare ka turmë. Nga…