Categories: lifestyle

Çfarë tregon për lidhjen tuaj numri i puthjeve që shkëmben me partnerin

Puthja është një veprim i zakonshëm në shumë marrëdhënie seksuale dhe romantike, megjithatë pak kërkime kanë eksploruar sesi puthja ndikon tek to. Një zbulim i ri zbuloi se puthjet lidhen me orgazma më të qëndrueshme dhe frekuencë më të lartë seksuale për gratë.

Sa shpesh e puthni partnerin tuaj? Çdo ditë? Një herë në javë? Pothuajse kurrë? A jeni puthur ju dhe partneri juaj herën e fundit që keni kryer marrëdhënie? Aspak, apo vetëm pak? Apo ndoshta shumë?

Sipas hulumtimeve të reja, përgjigjja juaj për këto pyetje mund të jetë një mënyrë për të kuptuar se sa të kënaqur jeni seksualisht dhe në marrëdhënien tuaj në përgjithësi, shkruan Psychology Today.

Studimi

Në një studim të ri, të botuar kohët e fundit në Journal of Sex & Marital Therapy, studiuesit ishin të interesuar nëse dy lloje të puthjes 1) puthje specifike (p.sh., puthja që ndodhi gjatë marrëdhënies së fundit seksuale) dhe 2) puthje globale (domethënë, puthja që ndodh rëndom në një çift) mund të parashikojë nivelin e kënaqësisë seksuale dhe atë të marrëdhënieve të një çifti.

Mostra e tyre përbëhej nga 878 pjesëmarrës (433 burra dhe 445 gra) të cilët ishin mbi moshën 18 vjeç dhe në marrëdhënie të paktën 2 vjet. Pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve (75%) ishin të martuar, 16% ishin ekskluzivisht me dikë dhe 9% ishin të fejuar. Një shumicë e vogël (52.6%) e grave u identifikuan si ekskluzivisht heteroseksuale dhe shumica (62.5%) e burrave u identifikuan si ekskluzivisht heteroseksualë.

Autorët u kërkuan pjesëmarrësve t’u përgjigjeshin pyetjeve të mëposhtme:

– Gjatë përvojës suaj të fundit seksuale me partnerin, sa u puthët në buzë? Përgjigjet ishin nga 1 = “asnjë” deri në 5 = “disa herë”)
– Gjatë vitit të kaluar, sa shpesh e keni puthur partnerin tuaj? Përgjigjet varionin nga 1 në 7, ku 1 = “kurrë” dhe 7 = “më shumë se një herë në ditë”.

Autorët gjithashtu i bënë pjesëmarrësve pyetje në lidhje me:

a) qëndrueshmërinë e orgazmës,
b) frekuencën seksuale,
c) kënaqësinë dhe pakënaqësinë seksuale, dhe
d) kënaqësinë dhe pakënaqësinë në marrëdhënie.

Ata kontrolluan statusin e marrëdhënies, racën, orientimin seksual, kohëzgjatjen e marrëdhënies dhe të ardhurat.

Gjetjet

Shumica e të anketuarve raportuan se kishte patur puthje gjatë aktit të fundit seksual në një shkallë 3.5-4 nga 5 që ishte maksimalja. Pyetja tjetër kishte një përgjigje mesatare nivelin numër 6.

Për gratë dhe burrat, shpeshtësia e “puthjeve specifike”, u zbulua se kishte një efekt domethënës dhe të drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë e orgazmës, frekuencën seksuale dhe kënaqësinë seksuale. Edhe puthje e tjera kanë një efekt në kënaqësinë e lidhjes.

Sa i përket dallimeve gjinore, qëndrueshmëria e orgazmës së grave dhe kënaqësia seksuale u ndikuan më shumë nga puthjet specifike (domethënë, puthjet gjatë aktit të tyre të fundit seksual), citon Anabel.

Sidoqoftë, për burrat, masa globale e puthjes (domethënë, sa shpesh ata raportonin se e puthnin partnerin e tyre në përgjithësi) ishte më e lidhur me kënaqësinë seksuale dhe marrëdhënien në përgjithësi.

Çfarë kuptimi kanë këto gjetje?

Gjetjet nga ky studim sugjerojnë se puthja është një parashikues i rëndësishëm i kënaqësisë seksuale dhe marrëdhënieve për burrat dhe gratë në marrëdhënie afatgjata. Prandaj, shfrytëzoni çdo moment për t’u puthur si të ishte hera e parë!

të fundit

Aksident me vdekje në Durrës

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur një të moshuar,…

15 minutes ago

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti…

47 minutes ago

Sot seancë plenare, ja projektligjet që pritet të diskutohen në Kuvend

Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje,…

1 hour ago

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë

Ekonomia e vendit është duke ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla, drejt qendrave të…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 26 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.6…

2 hours ago

I nxehti afrikan mbërthen vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Këtë të enjte, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e valëve Afrikane, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe…

2 hours ago