lifestyle

Çfarë tregojnë shenjat e bardha në lëkurë

Njollat e bardha në lëkurë ndryshe quhen Vitiligo. Ky problem shëndetësor shfaqet në çdo pjesë të trupit.

Një karakteristikë e këtyre njollave është se janë simetrike.

Të lidhura

None found

Pra nëse këto njolla dalin në një pjesë të trupit, atëherë kanë për t’u shfaqur dhe në anën tjetër po njësoj.

Më poshtë do të mësoni shkaqet përse shfaqen dhe produktet që duhet të konsumoni për të marrë vitaminat e nevojshme në trup.

Shkaqet e shfaqjes së njollave në lëkurë

Shkaku kryesor i shfaqjes së këtyre njollave është mos funksionimi i duhur i melaninës.

Sipas të dhënave qelizat e lëkurës nuk arrijnë të prodhojnë melaninën dhe si pasojë në atë zonë shfaqet një zonë më e bardhë se pigmenti tjetër i lëkurës.

Këto zona janë shumë të ndjeshme ndaj diellit, pasi nuk kanë nivelin e duhur të melaninës për t’u mbrojtur.

Gjithashtu konsiderohet si një sëmundje e imunitetit, ku trupi formon anti-trupa që luftojnë vet qelizat e lëkurës që prodhojnë melaninën.

Ndaj dhe formohen zona të bardha në lëkurë.

Shkaku më i përhapur i njollave të bardha është mungesa e vitaminës B12, gjë që shkakton aneminë dhe ndjeshmërinë ndaj rrezeve të diellit.

Trajtimet dhe produktet që duhet të konusmoni

Nëse ju merrni sasinë e duhur të vitaminave B, atëherë ju eliminoni probleme si mos-tretja, si dhe reduktoni njollat e bardha në lëkurë.

Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë të shumta, dhe mund të përfshihen lehtësisht në dietën tuaj.

Vezët, frutat e thata, bizelet, brokoli etj janë disa nga ushqimet me përqindjen më të lartë të vitaminave B.

Stresi është një armik i organizmit, nëse ju e ulni nivelin e tij, trupi juaj do të fillojë të funksionoj në mënyrën e duhur.

Ushqimet e pasura me Omega-3 ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit, duke ulur përhapjen e njollave të bardha.

Një arsye tjetër e shfaqjes së njollave të bardha është tretja e keqe.

Duke stabilizuar aciditetin e stomakun përmes ushqimeve si spinaqi, ullinjtë e zinj, limoni, ju arrini të normalizoni tretjen e di pasojë shfaqjen e njollave të bardha.

Fiqtë dhe arrat janë ushqimet kryesore në zhdukjen e njollave të bardha.

Prandaj këshilloher që këto dy fruta t’i konsumoni sa më shpesh.

Një kurë tjetër natyrore për të eliminuar njollat e bardha, është lëngu i kastravecit me xhinxher.

Nëse ju e konsumoni për tre javë, do të shikoni menjëherë rezultat

Reduktoni ekspozimin ndaj diellit

Rrezet e forta të diellit janë një rrezik që kushdo duhet të mbrohet gjatë stinës së verës.

Personat që kanë njolla të bardha duhet të mundohen që t’i ekspozojnë sa më pak në diell.

Përdorimi i kremrave mbrojtës është një detyrim, që këto njolla të mos përkeqësojnë shëndetin e lëkurës, duke shkaktuar dhe sëmundje më të rënda.

të fundit

27-year-old from Gostivar arrested, police find two doses of cocaine

Nëpunës policorë të ekipit mobil „Task Force“ kanë gjetur drogë në Gostivar dhe e kanë privuar nga liria një person,…

14 seconds ago

North Macedonia leads the region in vehicle age, with an average of 19.4 years

Maqedonia e Veriut ka automjetet më të vjetra në Ballkan, me një moshë mesatare prej 19.4 vjetësh, sipas të dhënave…

37 seconds ago

Serbian lawyer seeks investigations in three countries over suspicions of vote buying in favor of Vucic

Çedomir Stojkoviq u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës që të hetojnë pretendimet për blerje…

4 minutes ago

Kurti and Spajić discuss bilateral cooperation and EU integration

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me homologun e tij malazez, Milojko Spajiq, në kuadër të Samitit…

4 minutes ago

Muharrem Salihu raises concern over the presence of Serbian military forces in Medvegjë

Afaristi dhe veprimtari shqiptar, Muharrem Salihu, ka shprehur shqetësimin e tij për praninë e madhe të forcave ushtarake serbe në…

4 minutes ago

Tensions ease outside the Prime Minister’s Office as protester gives flowers to police officers (VIDEO)

Situata para godinës së Kryeministrisë është qetësuar ndjeshëm pas momenteve të tensionit dhe marshimit nga Ministria e Arsimit. Zjarri që…

7 minutes ago