lifestyle

Çfarë tregojnë rrudhat e ballit për shëndetin e zemrës

Sëmundjet kardiovaskulare ose siç quhen ndryshe sëmundjet e zemrës, janë ndër më të frikshmet dhe më të përhapurat në botë.

Rreziku i prekjes nga ataku, infarkti apo ishemia lidhet drejtpërdrejtë me zemrën dhe trurin, ndaj dhe kujdesi duhet të jetë i jashtëzakonshëm.

Përtej besimit se këto sëmundjet vijnë pa paralajmëruar, mjekët thonë se trupi lëshon vazhdimisht sinjale.

Sidomos kur vuani nga ndonjë problem me zemrën apo arteriet, thjesht duhet të dini t’i kuptoni ato në kohë.

Rrudhat në ballë mund të jenë një tregues i fshehtë i problemeve më të mëdha se plakja e lëkurës.

Ndiqni më poshtë se si t’i kuptoni dhe t’i përktheni ato për të ruajtur shëndetin e mirë të të gjithë organizmit.

Çfarë tregojnë rrudhat e ballit

Sipas një studimi të fundit të prezantuar në Kongresin e Kardiologjisë në Monako sëmundjet kardiovaskulare japin shenja të hershme.

Këtu futen edhe rrudhat që ju shkaktohen në ballë, pavarësisht atyre që shkaktohen me kalimin e moshës.

Mjekët thonë se ka dy lloje rrudhash, pra ato të moshës që janë normale deri në momentin kur fillojnë e bëhen më të thella që është dhe lloji i dytë.

Sa më të thella të jenë rrudhat e ballit aq më i madh është rreziku i prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Për të arritur në këtë përfundim, mjekët morën nën studim 3.200 të rritur ndërmjet moshave 32, 42,52 dhe 62 vjeç.

Këtyre personave iu mat fillimisht thellësia e rrudhave të ballit, të cilat në masën 2-3 konsideroheshin si rrudha të thella.

Ky grup u ndoq nga mjekët për 20 vite rresht me analiza periodike të shëndetit të zemrës dhe organizmit.

Në përfundim të këtij studimi u pa se, personat të cilët fillimisht kishin pasur një numër më të lartë të rrudhave dhe thellësisë së tyre, rreziku i dëmtimeve në zemër ishte 10 herë më i lartë.

Gjithashtu numri i vdekjeve ishte më i madh ndër këta persona.

Përse ndodh kjo

Sipas mjekëve rrudhat e thella të ballin janë tregues të kolesterolit të lartë në gjak dhe hipertensionit.

Kolesteroli i keq në gjak mund të çojë në sëmundje si arteroskleroza apo bllokim arteriesh, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës.

Këto rrudha kur janë shumë të thella, janë shenja e parë e dëmtimit të edhe të enëve të gjakut.

Kjo pasi tregojnë që ato kanë nisur të bllokohen dhe plaken para kohe.

Ekspertët këshillojnë që të kujdeseni gjithnjë për të mbajtur nivelin e duhur të kolesterolit në gjak.

Në këtë mënyrë do të mbani larg rreziqe të ndryshme që mund të vijnë prej tij.

Mundohuni të limitoni yndyrnat e këqija nga dieta juaj e përditshme.

Pushoni dhe flini të paktën 8 orë dhe largoni stresin.

Tags: Ballirrulla

të fundit

Përditësimi i fundit/ Rezultatet deri në orën 8:00, ja si ndahen mandatet deri tani

Teksa rezultatet që vijnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndryshojnë nga minuta në minutë, ju sjellim rezultatet në të gjitha…

3 minutes ago

Zgjedhjet/ Numërohen 163 nga 422 kuti në Korçë/ Ja kush kryeson

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Deri tani në qarkun Korçë, janë numëruar 163 kuti…

7 minutes ago

Qarku Lezhë/ Numërohen 66 kuti nga 245, përmbyset rezultati, kryeson Partia Socialiste

Në qarkun e Lezhës, janë numëruar deri tani 27 nga 245 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia…

20 minutes ago

Numërohen 253 nga 1282 kuti në Tiranë/ Kush udhëheq? Ja si renditen forcat e reja

Në qarkun e Tiranës, janë numëruar 253 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste…

28 minutes ago

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz. Bëhet me dije se se rezultati është si më poshtë: Parti Demokratike 1315 vota Partia…

39 minutes ago

Prej më shumë se 2 orësh procesi i numërimit për votën e diasporës i ndërprerë, ja si ndahen shifrat deri tani

Prej orës 05:30, është pezulluar procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik, kjo pasi numëruesit kishin nevojë…

41 minutes ago