Hëna e plotë e prillit, e njohur zakonisht si “Hëna Rozë”, përkon me kulmin e shiut të meteorëve këtë vit, duke lënë në hije shfaqjen vjetore të yjeve. Hëna do të shfaqet e plotë për rreth tri ditë, deri të enjten në mëngjes.
Hëna e sotme do të jetë në yjësinë e Virgjëreshës dhe do të ketë pjesën më të madhe të natës për të shijuar qiellin, ndërsa planetët janë të vendosur në anën tjetër të Tokës. Ky është një lajm i shkëlqyer për vëzhguesit e qiellit.
Koha e saktë e hënës së plotë, e cila do të marrë formë kur hëna është saktësisht 180 gradë përballë diellit në qiell, do të ndodhë rreth orës 19:49.
Megjithatë, Hëna do të duket “e plotë” me sy të lirë gjatë gjithë natës. Ajo do të shfaqet në qiell në perëndim të diellit, pak para orës 19.00 orën lokale.
Hëna e plotë e prillit është super e madhe dhe e ndritshme. Super hënat shfaqen më të mëdha dhe më të shndritshme, sepse janë më afër Tokës.
Kjo hënë e ka marrë emrin nga lulëzimet rozë të pranverës së hershme të bimës “Phlox Subulata”.
Fiset amerikane vendase në të gjitha Shtetet e Bashkuara kanë emrat e tyre për hënën.
Shumë nga ata emra shoqërohen, gjithashtu, me shenja të pranverës, përfshirë shkrirjen e borës dhe kthimin e shpendëve pas shtegtimit të tyre gjatë dimrit.
Për të krishterët e Lindjes, kjo është hëna e plotë para Pashkëve, e quajtur Hëna Paskale.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…
Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…