lifestyle

Çfarë nuk duhet të bëni pasi keni ngrënë

Ngrënia e një drekë apo darkë me familjen dhe shoqërinë, shpesh kthehet në një gosti që nuk ka fund. Ka njerëz që preferojnë që në fund të një vakti të pijnë një çaj, të hanë fruta, ëmbëlsira apo të bëjnë një sy gjumë.

Të gjithë ne e dimë sa i parezistueshëm është gjumi pasi kemi ngrënë. Por a është i mirë për shëndetin gjumi pas ushqimit?

Këto e të tjera gabime që nuk duhet t’i bëni pas ushqimit:

Gjumi Pas Ushqimit

Gjumi pas ngopjes tingëllon si një ide e shkëlqyer, por një gjë e tillë provokon fryrjen, urthin dhe parehatinë.

Studimet këshillojnë se njerëzit duhet të presin të paktën 30 minuta përpara se të pushojnë pas ushqimit.

Në këtë mënyrë, ata janë më pak të rrezikuar nga ishemia.

Çaji

Çaji është i pasur me tanina, por këto substanca ndikojnë në përthithjen e hekurit në gjak.

Ekspertët rekomandojnë shmangien e çajit për të paktën një orë para apo pas vaktit.

Frutat

Frutat janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe ato duhet të konsumohen shpesh.

Megjithatë, përmbajtja e lartë e sheqerit nënkupton më shumë kalori.

Ngrenia e më shumë se 100 gramë fruta në ditë mund të nxisë shtimin në peshë.

Kjo do të thotë se shmangia e frutave pas vaktit mund t’ju ndihmojë të ruani peshën. Gjithsesi kujdes me sasinë.

Ecja

Ka njerëz që besojnë se ecja pas një vakti i bën mirë organizmit.

Kjo ide është pjesërisht e saktë.

Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të presin të paktën gjysëm ore që të dalin për ecje pas një vakti.

Ecja duhet të zgjasë rreth 10 minuta që të shmangni urthin dhe problemin me tretjen.

Dushi

Dushi pas një vakti është një ide e gabuar sepse e gjithë energjia dhe qarkullimi i gjakut është i përqendruar tek stomaku dhe zorrët.

Nëse bëni dush pas vaktit, trupi do të çorientohet pasi do të ‘urdhërojë’ gjakun që të qarkullojë drejt gjymtyrëve për të ruajtur temperaturën.

Kështu tretja nuk do të jetë në nivelet e duhura dhe do të keni çrregullime.

të fundit

Neda Balluku: E kam vendosur, vitin e ardhshëm do bëj gjoksin, do ja bwj dhuratë vetes… (VIDEO)

Neda Balluku, gjatë një interviste teksa ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka folur më shumë…

31 seconds ago

Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″/ Zbuloni personazhin e njohur që përfolet se do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Këngëtarja Lore, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa…

25 minutes ago

Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi (EMRAT+FOTO)

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë…

52 minutes ago

Arrestohet vajza e Eli Farës/ Kapet me k*kainë në Vorë, ja çfarë tha në polici

Ditën e sotme, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, policia e Tiranës, ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur…

1 hour ago

Aksidenti në aksin Lin-Pogradec, 62-vjeçarja ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës

Këtë të premte, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe…

2 hours ago

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

Pak më parë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Kombionatit. Sipas informacioneve, raportohet se si pasojë…

2 hours ago