lifestyle

Çfarë na ndodh kur stresohemi?

Njeriu që i dha një përkufizim stresit për herë të parë, Hans Selye, u tha një ditë gazetarëve: “Të gjithë e dinë çfarë është stresi, por askush nuk e di me të vërtetë”.

Nga pikëpamja e shëndetit mendor, termi “stres” tregon ndjesinë e një shprehje emocionale të tepruar. Mund të manifestohet në formën e ankthit, shqetësimeve të gjumit, ndryshimeve në zakonet e të ushqyerit, dhimbje koke ose dhimbje muskulare.

Të lidhura

None found

Ky është stresi që njohim të gjithë.

Por nga një këndvëshrim më I gjerë biologjik, stresi është përgjigja e organizmit ndaj çdo lloj tronditjeje, qoftë një traumë psikologjike, temperatura ekstreme, mungesë ushqimi apo prani e një predatori. Nuk ekziston jnë përkufizim I saktë mjekësor për stresin, por në terma biologjike ai përshkrkuan çfarëdolloj rreziku ndaj ekuilibrit normal të trupit.

Për t’I bërë ballë këtij rreziku, qoftë ai real apo imagjinar, trupi merr disa masa për t’u mbrojtur.

Gjaku transporton substanca kimike që rrisin vetëdijësimin, shtojnë shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës, shpejtojnë frymëmarrjen dhe nxisin madje një gjendje euforie. Në të njëjtën kohë, funksionet jothelbësore si tretja dhe rritja ngadalësohen. Kur aktivizohet reagimi ndaj stresit, mbijetesa bëhet çështje prioritare, dhe e ardhmja kalon në plan të dytë. Eshtë truri që nis reagimin ndaj stresit. Amigdala, zona përgjegjëse për emocionet dhe për frikën, i dërgon një mesazh hipotalamusit, duke nxitur një seri impulsesh elektrike dhe reaksionesh kimike që përgatisin trupin për të vepruar. Hapi i parë është vendosja e sistemit nervor në modalitetin “lufto ose mbathja”.

Kjo nis me dërgimin e sinjaleve për shtimin e prodhimit të adrenalinës.

Ky hormon dhe neurotransmetues hyn në rrjedhën e gjakut, duke favorizuar çlirimin e energjisë përmes rezervave të yndyrnave dhe glikogjenit të pranishme në organizëm. Në atë pikë, sheqernat në gjak arrijnë pikën më të lartë, dhe acidet e yndyrnave lëshohen në gjak për të garantuar energjinë e nevojshme në momentin e nevojës. Këto molekula më pas transportohen direkt në muskuj dhe në tru. Shpeshtësia kardiake rritet bashkë me frymëmarrjen, duke i devijuar burimet atje ku ka më shumë nevojë.

Shqisat në këtë pikë përforcohen dhe truri vendoset në gatishmëri. Ky reagim ndodh në mënyrë të njëkohshme, ndonjëherë edhe përpara se zona e vetëdijshme e trurit ta ketë përpunuar. Sipas situatës – dhe individit – këto reagime dhe këto impulse manifestohen ndryshe. Nëse arratia ose lufta nuk janë të realizueshme, futet në lojë një tjetër reagim, e njohur si “vigjilenca aversive”.

Në këto rrethana, lëvizja ndërpritet, dhe gjaku devijohet nga lëkura dhe nga skajet, në drejtim të organeve më vitale.

Në vend që të stimulojë trupin duke e përgatitur për aktivitetin fizik, ky reagim ka për qëllim që të reduktojë në maksimum humbjen e gjakut në rast prerjesh apo çarjesh. Edhe pse pjesa më e madhe e streseve që përjetojmë sot nuk ka rrezik dëmesh fizike, ky reagim ka qenë padyshim i dobishëm në të kaluarën tonë evolucionare. Reagimi varet nga rrethanat, por ka shumë gjasa që të varet nga individi, dhe studiuesit mendojnë që këto skema marrin formë në vitet e para të jetës.

Në të njëjtën kohë, aktivizohet edhe një reagim ndaj stresit, më i ngadaltë, por më këmbëngulës. Hipotalamusi lëshon një molekulë të quajtur “faktori i lëshimit të kortikotropinës” (FLK), duke nxitur një reagim biologjik i cili e vendos trupin në modalitet mbijetese.

të fundit

Odise Roshi në Shkodër para fundit të kontratës, 35-vjeçari bëhet lojtar i lirë pas 30 qershorit

Odise RoshiKontrata e Odise Roshit me klubin turk të Ankara Keciorengucu, përfundon me 30 qershor [...]Read More...

2 minutes ago

Si arrin Gianni Infantino të jetë në dy ndeshje të Kupës së Botës FIFA brenda së njëjtës ditë?

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po bën çmos që të ndjekë sa më shumë ndeshje të Kupës së Botës 2026…

7 minutes ago

Bekim Qoku sulmon ashpër Bujar Osmanin: Në çastet më të vështira për Kosovën, mbajti pozicione që i shkonin për shtat Serbisë

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke e akuzuar…

12 minutes ago

Asdren Shala ngre alarmin për rrezikun e asimilimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Historiani Asdren Shala ka ngritur shqetësime për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke paralajmëruar për rrezik të asimilimit.…

12 minutes ago

Limani flet për pozicionin e tij pas rikonstruimit të Qeverisë

Ndonëse, kryeministri Hristian Mickosi ka paralajmëruar takime me partnerët e koalicionit këtë fundjavë për të diskutuar lidhur me rikonstruimin e…

12 minutes ago

Mickoski paralajmëron sfidë të thellë demografike për Maqedoninë

Maqedonia po përballet me problem serioz në lidhje me demografinë, vlerëson kryeministri Hristijan Mickoski. Brenda 20-25 vjetësh, vlerëson ai, vendit…

12 minutes ago