lifestyle

Çfarë kanë Shigjetarët që nuk e ka asnjë shenjë tjetër?

Meqë jemi zyrtarisht në periudhën e Shigjetarit, siç e do tradita, vëmendjen më të madhe e marrin ata. Çfarë kanë ndryshe nga të tjerët?

Kur mendojmë Shigjetarët, e kemi të vështirë t’i përkufizojmë me një fjalë të vetme, apo jo? Janë energjikë, janë të qeshur, janë të dashur, por thonë se janë edhe pak qejflinj.

Kjo është pikërisht e veçanta e një Shigjetari: Ti thjesht s’e përshkruan dot! Ndërsa të gjitha shenjat e tjera kanë një karakteristikë identifikuese, si psh: Luani është një diva apo Demi është kokëfort i pandreqshëm, për Shigjetarin s’ke ç’thua: i ka të gjitha të mirat!

Shigjetarët janë shumë të dashur

Ka gjithmonë energji për t’u dhënë të tjerëve dhe është pozitive!

…por edhe të ekstremisht të fortë, kur duhet!

S’mund ta cënosh një Shigjetar dhe të presësh të mos të të nxjerrë kthetrat. Ata thjesht janë të lindur për të shenjuar dhe për të bërë ç’të jetë e mundur që t’ia dalin të qëllojnë në shenjë. Ju s’mund t’i pengoni.

Një Shigjetar e di se çfarë do

Si çdo shenjues i zotë, e di fort mirë në ç’shenjestër duhet të qëllojë dhe është i gatshëm të ndërmarrë çdo rrezik, sepse është një aventurier i lindur.

Shigjetari nuk ka frikë nga aventurat, pra mund të përballojë çdo situatë, sado e ndërlikuar të duket ajo. Shigjetarët këtë bëjnë, ecin, qëllojnë, vrapojnë drejt aventurës tjetër.

Ndonjëherë, bëhen paksa të paduruar

Si shenjë aventuriere që është, Shigjetari mërzitet shpejt. Epo, s’mund t’i ketë të gjitha. Prit, s’mbaruam: Shigjetari thjesht s’ngopet me veten e vet. Vetja është gjëja më e përsosur për një Shigjetar. Prandaj i pëlqen të japë mend dhe të kritikojë. Kjo pjesë është paksa e bezdisur.

Por fundja, kur ka qenë ndonjëherë i keq vetëbesimi i tepërt?

Tags: shigjetar

të fundit

Batuta e Ramës në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, teksa fliste për integrimin europian të vendit, u shpreh se kjo do…

5 minutes ago

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Ditën e sotme, një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë. Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.7 Rihter dhe u regjistruan në…

10 minutes ago

Vesa Vllasaliu publikoi fotografi nga stadiumi Air Albania – në mbështetje të Mirlind Dakut

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka qenë mbrëmë (e martë) një nga të pranishmet në stadiumin…

21 minutes ago

Polonia kërkon të aktivizohet Neni 4 i NATO-s pas rrëzimit të dronëve rusë

Kryeministri i Polonisë ka kërkuar të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, pasi vendi i tij rrëzoi dronë rusë në hapësirën…

28 minutes ago

Berisha: Zgjedhjet nuk i njohim, do të hyjmë në Kuvend të luftojmë mazhorancën

Dy ditë para nisjes së legjislaturës së re të Kuvendit, Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, e para pas humbjes së…

50 minutes ago

Protesta e përleshje në rrugët e Francës, policia aktivizon 80 mijë efektivë, ministri i brendshëm akuzon organizatat e ekstremit të majtë

Tensionet janë rritur në të gjithë Francën që nga mëngjesi i sotëm, ndërsa protestat kundër politikave ekonomike të qeverisë kanë…

1 hour ago