Të gjitha format e mjaltit përmbajnë natyrshëm lëndë ushqyese dhe enzima, të cilat kanë një sërë përfitimesh shëndetësore. Në fakt mjalti është përdorur si një ilaç popullor për shumë sëmundje gjatë gjithë historisë.
Ka lloje të ndryshme mjalti dhe shija, ngjyra apo përmbajtja e lëndëve ushqyese varet nga vendi ku bletët e kanë mbledhur atë. Gjithashtu në cilësinë e tij ndikojnë edhe llojet e luleve. Në këtë artikull ju njohim me mjaltin e bardhë dhe përfitimet e tij në organizëm.
Çfarë është mjalti i bardhë?
Mjalti i bardhë është një lloj shumë i rrallë mjalti. Në përgjithësi ai ka një shije më të butë në krahasim me mjaltin e errët. Lulet që e bëjnë këtë mjaltë janë: sherebela, jonxha, tërfili i bardhë dhe bari i zjarrit. Ngjyra e tij qelibare është shumë e lehtë ose ai mund të ketë edhe një ngjyrë pothuajse të qartë e të bardhë si uji. Ekziston gjithashtu një formë e rrallë mjaltit të bardhë, i cili vjen nga pemët kiawe në Hawaii. Ai mblidhet si lëng dhe kristalizohet natyrshëm. Struktura e tij përhapet lehtë si gjalpi dhe shitet i papërpunuar.
Çfarë është mjalti i papërpunuar?
Mjalti i papërpunuar mund të përkufizohet si mjalti që vjen direkt nga kosherja, që paketohet dhe konsumohet pa shtuar nxehtësi. Prodhuesit e përpunojnë shumicën e mjaltit që gjeni në dyqanet ushqimore. Ngrohja e mjaltit ndihmon në përmirësimin e ngjyrës dhe strukturës dhe largon çdo kristalizim të padëshiruar. Por shumë nga antioksidantët dhe bakteret e dobishme shkatërrohen gjatë procesit. Këtu janë disa nga përfitimet shëndetësore që ofron mjalti i bardhë i papërpunuar.
I pasur me antioksidantë
Mjalti i papërpunuar përmban antioksidantë të quajtur flavonoidë dhe komponime fenolike. Antioksidantët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit tuaj nga dëmtimi i qelizave për shkak të radikaleve të lira. Radikalet e lira kontribuojnë në procesin e plakjes dhe gjithashtu mund të shtojnë rrezikun tuaj për sëmundje si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Largon për kollën
Mjalti mund të përdoret si frenues i kollës por edhe si një ilaç për dhimbjen e fytit. Herën tjetër që do të keni kollë ose ftohje, provoni t’i shtoni mjaltë çajit të nxehtë me limon. Ju gjithashtu mund të konsumoni 1 ose 2 lugë çaji mjaltë të papërpunuar.
Përmban fitonutrientë
Fitonutrientët janë komponime që gjenden tek bimët dhe që i mbrojnë ato nga insektet, sëmundjet dhe nga rrezatimi i ashpër UV. Këto komponime kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore dhe mund të kenë një efekt pozitiv në shëndetin tuaj. Mjalti përbëhet nga bimët dhe përmban shumë fitonutrientë. Këto lëndë ushqyese janë unike por ato shkatërrohen kur mjalti përpunohet shumë.
Mrekulli për lëkurën
Mjalti është përdorur gjatë historisë si një mënyrë për të shëruar plagët e lëkurës. Sot e gjeni edhe si përbërës në produktet e bukurisë. Studimi tregon se mjalti i papërpunuar mund të vrasë bakteret dhe kërpudhat e dëmshme.
Lehtëson problemet me tretjen
Historikisht, mjalti është përdorur për të trajtuar problemet me tretjen. Marrja e 1 deri në 2 lugë çaji mjaltë me stomak bosh thuhet se qetëson dhimbjen dhe ndihmon në procesin e shërimit.
Dashi Gjatë kësaj dite do të kaloni një pjesë të mirë të pasigurive tuaja. Megjithatë në vendin e punës nuk…
Gazetarja Anila Hoxha ka folur për takimin e Nancy VanHorn me drejtuesen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin.…
Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpallur kandidaturën e saj për Bashkinë e Tiranës.…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar akuzat e kryetari të bashkisë së Ersekës, Erion Isai, i cili dy ditë më parë…
Princ Leka, ka folur për herë të parë mbi divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, si edhe sherrin e dhunshëm…
Aksident i rëndë në Rrugën e Portit, automjeti përplas për vdekje këmbësorin 71-vjeçar në Durrës. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 20:30,…