lifestyle

Çfarë e lidh dhimbjen e gjumit me peshën trupore?

Gjunjët janë nyjet më të mëdha, më të forta të trupit. Ato mbajnë 80% të peshës trupore kur qëndroni në këmbë dhe 150% ose më shumë kur ecni. Për çdo kg peshë trupore më pak, stresi në gju reduktohet me 2.2 kg.

Si ndikon pesha në gjunjë?

Të lidhura

None found

Më shumë peshë ngarkon më shumë nyjet dhe kërcin që mbron skajet e kockave tuaja. Yndyra e tepërt trupore gjithashtu ndonjëherë rrit kimikatet në gjak duke inflamuar nyjet.

Të dyja këto mund të çojnë në osteoartrit (OA). Në këtë gjendje kërci i lëmuar dhe i rrëshqitshëm që mbulon skajet e kockave në një nyje zhduket ngadalë. Në vend që të rrëshqasin mbi njëra-tjetrën, kockat tuaja fërkohen me njëra-tjetrën.

Simptomat si dhimbja, ënjtja, ngurtësimi dhe humbja e lëvizjes shpesh përkeqësohen me kalimin e kohës.

Çfarë ndihmon?

– Mbajtja e një peshe të shëndetshme

Humbja e peshës mund të ndihmojë vërtet gjunjët tuaj. Hiqni 10 kg peshë nga trupi juaj dhe do të hiqni deri në 40 kg forcë të ushtruar mbi ta.

Nuk është vetëm pesha. Më pak qeliza yndyrore mund të nënkuptojnë më pak hormone për të inflamuar gjunjët dhe nyjet e tjera. Bisedoni me mjekun tuaj për indeksin tuaj ideal të masës trupore, një masë e yndyrës trupore bazuar në gjatësinë dhe peshën.

– Dieta

Ushqimi i shëndetshëm zvogëlon inflamacionin që ndonjëherë shkakton dhimbje të kyçeve. Në veçanti rekomandohen ushqimet e pasura me acide yndyrore omega-3 (peshqit yndyrorë si salmoni, toni, skumbri, dhe harenga) së bashku me arrat, domatet, vajin e ullirit, perimet me gjethe jeshile, mishi i pulës pa lëkurë pa harruar frutat e freskëta dhe drithërat si bollgur, oriz kaf ose bukë me drithëra të plota.

– Aktiviteti i rregullt fizik

Është një ide e mirë të përpiqeni të përzieni llojet e ushtrimeve tuaja:

– Ushtrimet aerobike, ecja, noti, mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të rrisin qëndrueshmërinë tuaj.

– Ushtrimet rezistente forcojnë dhe stabilizojnë muskujt rreth nyjës së gjurit.

– Shtrirja e muskujve dhe indit lidhës rreth gjurit ndihmon në rritjen e diapazonit tuaj të lëvizjes, ose distancën që mund të lëvizni një nyje.

të fundit

“Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

Qëndrimi i shkrimtares dhe poetes së njohur Mimoza Ahmeti brenda reality show-t Ferma VIP ka sjellë reagime të shumta në…

2 minutes ago

Zjarri në tregun e Lushnjes i qëllimshëm, policia: Identifikohet autori

Një pjesë e tregut të ri të fruta-perimeve dhe konfeksioneve në qytetin e Lushnjes, u përfshi nga flakët në orët…

8 minutes ago

Aksidenti i frikshëm në Shkodër/ Humbi jetën nga përplasja e fortë e dy makinave, identifikohet viktima që po ecte me biçikletë (EMRI)

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin fatal të ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një person që…

33 minutes ago

Emaili “i ftohtë” i Metës: Si u pushuan nga puna 8,000 punonjës në orën 4 të mëngjesit

Meta ka nisur një raund masiv shkurtimesh vendesh pune që prekin 10% të fuqisë punëtore globale, ose gati 8,000 persona.…

1 hour ago

Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve…

Në dëshminë e sotme të dhënë në seancën gjyqësore, babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj, ka thënë se nga viti…

1 hour ago

Ndryshojnë sërish çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten në tregun shqiptar

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburantit, duke ulur me 5 lekë për litër naftën dhe 2 lekë…

2 hours ago