lifestyle

Çfarë duhet të konsumoni për tu dobësuar gjatë vjeshtës

Fillimi i vjeshtës është periudha ideale për të përmbushur qëllimet e vëna në të mirë të shëndetit, punës, bukurisë e të tjerë. Në fakt, sipas dietologëve, fillimi i vjeshtës mund të krahasohet lehtë me Janarin dhe fillimin e vitit.

Vjeshta ofron mundësinë e një fillimi të ri. Shkolla ka filluar, puna ka rinisur, vera ka mbaruar dhe shanset për qëllime të mira për shëndetin janë të mëdha. Studimet të cilave u referohet AgroËeb.org,  e identifikojnë fillimin e vjeshtës si një pikënisje të re ekzaltuese, një fillim i mbarë dhe një tranzicion të plotë.

Në fillim të çdo viti, shkencëtarët kanë vënë re se njerëzit nisin të angazhohen drejt arritjes së një peshe trupore të mirë, por me kalimin e ditëve entuziazmi bie. Kjo arrin majat sidomos në muajt e verës kur njerëzit lëshohen më shumë drejt tundimeve në të ngrënë e në të pirë.

Në vjeshtë rikthehet ankthi i mbipeshës dhe dëshira për të shpëtuar prej saj. Hapi i parë drejt humbjes së peshës së akumuluar gjatë vitit është vendosja e objektivave.

Ushqimet e shëndetshme

Duke nisur që tani, njeriu duhet të përqendrohet më shumë në ushqyerjen e shëndetshme. Këtu përfshihen karbohidratet e shëndetshme, yndyrnat e shëndetshme dhe proteina. Kujdes me gabimet në të ushqyer. Duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse ushqyerja e shëndetshme ndryshon nga dietat kufizuese.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik ditor është një mënyrë shumë e mirë për të përmbushur misionin e rënies në peshë. Ecni mbi 10,000 hapa në ditë, nisni aerobinë apo palestrën dhe lëvizni sa më shumë.

Motivohuni

Motivimi për rënien në peshë duhet të vijë së brendshmi, në të kundërt nuk do të arrini kurrë të humbisni kilogramët e tepërt.

Vendosni Objektiva Realiste

Objektivat që duhet të vendosni duhet të jenë të arritshme dhe realiste. Sa më realiste të jenë, aq më të realizueshme bëhen. Mos kërkoni të humbisni peshë menjëherë. Mos harroni që vjeshta është një fillim i ri dhe siç thonë, “fillimi i ri, gjysma e punës”.

të fundit

Ndodh puthja e parë e këtij sezoni në Big Brother VIP Albania

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur puthja e parë për këtë sezon, duke shënuar një moment që…

4 minutes ago

Ndodh sherri i parë mes kunatave, Greta-Selin: Pse të djeg për Mirin, ke qëndruar në krevat me të

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka shpërthyer debati i parë mes Selin dhe Gretës, vetëm pak orë pasi…

16 minutes ago

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Ditën e sotme, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).…

27 minutes ago

Tragjedi në Zelandën e Re: Dy të vdekur dhe persona të bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja pas rrëshqitjeve të dheut në…

29 minutes ago

Investimet e Kushner në Shqipëri/ Berisha: S’kam kundërshtim, Rama bëri influencë politike, por dështoi, Sazanin e kam ofruar edhe unë tek Berlusconi

Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi investimet amerikane në Jug të vendit nga kompania e dhëndrit…

32 minutes ago

“Big Brother VIP Kosova”/ Alba konflikohet me Limin dhe Dolcen

Gjatë festës së organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, është regjistruar një tjetër moment…

54 minutes ago