lifestyle

Çështjë fati, këto 3 shenja Horoskopi të mos lodhen kot, nuk iu ecën me jetën sentimentale

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të larta ose ndoshta janë të tërhequr nga njerëzit e gabuar. Këto shenja të zodiakut konsiderohen se kanë më pak fat në dashuri.

Peshqit

Peshqit e shohin botën përmes syzeve rozë. Ata idealizojnë partnerin e tyre, ndaj zhgënjehen kur kuptojnë se ai, si çdo burrë tjetër, ka të metat e tij. Ata kanë dëshira dhe kërkesa jorealiste që janë të pamundura për t’u përmbushur, prandaj shumë nga marrëdhëniet e tyre janë të dënuara që në fillim. Përveç kësaj, nga të gjitha shenjat, ato janë më të prirura për marrëdhënie sekrete që nuk mund t’u sjellin lumturi.

Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres janë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm, por edhe mjaft kërkues. Kur e duan dikë, japin gjithçka nga vetja. Ata e humbasin veten lehtësisht në një marrëdhënie dhe për shkak të dëshirës për të bërë të lumtur partnerin, vendosin nevojat e tyre në plan të dytë. Për shkak të kësaj, si dhe për faktin se me kalimin e kohës partneri fillon t’i marrë gjërat si të mirëqena, ata bëhen lehtësisht të pakënaqur në marrëdhënie.

Bricjapi

Bricjapët janë shenja më e ftohtë, kështu që është e vështirë t’i imagjinoni ata në një humor romantik. Megjithatë, ftohtësia është vetëm një maskë që ata përdorin për të mbrojtur veten nga zhgënjimi. Është shumë e vështirë për ta të relaksohen dhe të hapen, sepse ata gjithmonë presin më të keqen nga njerëzit, dhe për shkak të frikës së tyre nga intimiteti, shpesh janë vetëm dhe të pakënaqur.

Edhe pse në fillim nuk do të thoshit kështu për ta, ata janë të aftë të dashurojnë thellë dhe të vuajnë për shkak të humbjes së dashurisë.

të fundit

FOTO/ Dua Lipa uron nënën e saj për ditëlindjen me fotografi të veçanta

Dua Lipa i ka bërë një urim të veçantë dhe emocional nënës së saj, Anesa Lipa, me rastin e ditëlindjes…

1 hour ago

Ministria e Mbrojtjes: 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vetëm një aktive

Në 24 orët e fundit janë raportuar 58 vatra zjarri në vend, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Aktualisht, vetëm një vatër…

1 hour ago

Sekuestro para 1 muaji. Bllokohet hotel “Majestic” në emër të babait të “Ninos”, SPAK asnjë masë për “Eldemar”

Dhjetëra pasuri që ndodheshin në emër të familjarëve të Elvis Doçit alias “Visit të Pojës” në Durrës dhe familjarëve të…

2 hours ago

Nuk ndalen serbët/ Mijëra protestues u bashkohen studentëve në Beograd, incidente të dhunshme me policinë (VIDEO)

SERBI- Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme…

2 hours ago

Jozi tregon si qëndron raporti mes tij dhe Loredanës

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, ka vendosur të thyejë heshtjen rreth raportit të tij me Loredanën, një…

3 hours ago

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, investim që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama…

3 hours ago