lifestyle

Çaji i veshtullës, vlerat të cilat duhet t’i dini patjetër

Në Greqinë e Lashtë, veshtulla përshkruhej si bima që kuronte gjithçka, por vetëm në vitin 1920, kjo bimë ledhatare u studiua për rolin e saj kundër sëmundjes së kancerit.

Kokrrat e veshtullës janë konsideruar gjithmonë si të pa përdorshme, megjithatë gjethet e saj janë përdorur në formë çaji kundër disa problemve shëndetësore.

Të lidhura

None found

Si të përgatisni çajin e veshtullës
Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:

1 lugë gjelle gjethe të grira hollë të veshtullës,

2 filxhanë çaji ujë të ftohtë.

Lërini gjethet në ujë në temperaturë ambienti për 12 orë. Më pas përdorni një napë të pastër pambuku për të kulluar lëngun, të cilin mund ta pasuroni me mjaltë.

Vlerat e çajit të veshtullës
Çaji i veshtullës është konsideruar gjithmonë si një tonik i mirë për tretjen, shëndetin e zemrës dhe qetësim të nervave. Ai është përdorur edhe kundër artritit, histerisë dhe problemeve të tjera që i kanosen trurit. Në botë, janë identifikuar dy lloje veshtullash: ajo Amerikane dhe ajo Evropiane. Veshtulla Amerikane besohet të rrisë tensionin e gjakut dhe të nxisë kontraktimet e zorrëve apo mitrës.

Veshtulla Evropiane nga ana tjetër besohet të bëjë të kundërtën. Ajo është e famshme për uljen e tensionit të gjakut dhe të rrahjeve të zemrës por edhe për të nxitur gjumin dhe qetësuar njeriun që vuan nga ankthi. Në varësi të dozës, ky çaj lufton sulmet e panikut, dhimbjet e kokës dhe ndihmon me përqendrimin. Disa studime klinike thonë se injeksionet e ekstrakteve të veshtullës ndihmojnë kundër kancerit.

Efektet anësore të çajit të veshtullës
Ky çaj nuk rekomandohet për fëmijët, gratë shtatzënë dhe ato lehonë. Ai mund të jetë toksik për mëlçinë dhe nuk duhet përdorur nga njerëzit që vuajnë nga hepatitis. Ky çaj nuk duhet pirë nga njerëzit që marrin barna kundër depresionit sepse mund të shkaktojë një rritje të rrezikshme të tensionit të gjakut dhe ulje të nivelit të kaliumit në gjak. Çaji i veshtullës mund të ndërhyjë negativisht nëse konsumohet nga njerëzit që marrin barna për diabetin.

Ky çaj shoqërohet me efekte anësore që janë të ngjashme me simptomat e gripit.

të fundit

E vërteta rreth marrëdhënies së Cynthia Erivo me Ariana Grande: Njerëzit nuk besonin se ishim vërtet mikesha

Cynthia Erivo ka zbuluar të vërtetën rreth marrëdhënies së saj me Ariana Grande-n , duke iu përgjigjur në thelb atyre…

11 minutes ago

Speeches end at the Prime Minister’s Office, citizens begin march through Tirana with calls for resignation and justice

Kanë përfunduar fjalimet e qytetarëve, pedagogëve dhe aktivistëve përpara godinës së Kryeministrisë. Menjëherë pas mesazheve të lëshuara nga podiumi, turma…

21 minutes ago

Tragedy in Italy: Refused flamenco course, 52-year-old shoots teacher and then takes his own life

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Cagliarit në Itali, ku një burrë 52 vjeç tentoi të vriste pronaren…

32 minutes ago

WHO warns of alarming increase in cancer cases by 2050: “It will affect almost every family”

Pasojat shkatërruese të kancerit në aspektin fizik, emocional dhe ekonomik po përjetohen çdo ditë nga miliona individë në mbarë globin,…

32 minutes ago

Opposition Boycott in Parliament Continues, DP Absent from Thursday’s Session as Well

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë as në seancën plenare të nesërme të Kuvendit. Vendimi u është komunikuar…

33 minutes ago

Call from Belgium in front of the Prime Minister’s Office: Remove Balluku’s immunity, don’t investigate citizens!

Një protestuese e ardhur nga Belgjika ka marrë fjalën përpara Kryeministrisë, duke denoncuar shpenzimet e qeverisë për aktivitete argëtuese në…

33 minutes ago