lifestyle

Çaj i ngrohtë apo çaj i ftohtë, cila është mënyra e duhur për të marrë 100% vlerat e tij?

Për britanikët është një ritual i pandashëm i pasdites, për fqinjët tanë (jo edhe aq të afërt) turq një filxhan çaj është si një lloj aperitivi, një mënyrë e mirë për të nisur një bisedë, për t’i shprehur ndjenjat dikujt apo edhe për të marrë vendime të rëndësishmë. Po, për ne shqiptarët? Sigurisht që çaji i malit është ai që mbizotëron në tryezat e cilitdo prej nesh, ndonëse vitet e fundit në treg mund të gjeni lloje nga më të ndryshmet, madje edhe të shijoni pasditet në shoqërinë e çajit të fohtë.

Mirëpo e keni pyetur veten se cili është më i shëndetëshëm: çaji i ftohtë apo çaji i ngrohtë? Gjithmonë jemi mësuar me idenë se ai i kryen edhe më mirë efektet e tij ku është ngrohtë, por kur është fjala për djegien e kalorive, duket se është e kundërta.

Në këtë përfundim ka dalë një studim zviceran në ”Universitetin e Friburgut”, të cilët janë përpjekur të mësojnë se cila do të ishte temperatura perfekte për të marrë rezultatin më të mirë në këtë drejtim. Studiuesit kanë analizuar një çaj shumë popullor veçanërisht në Amerikën e Jugut, Yerba Mate, që dallohet për përmbajtjen e lartë të kafeinës. Më pas u dhanë nga ky çaj, 500 ml, 5000 vullnetarëve të rekrutuar në këtë studim, disa prej të cilëve e kishin në temperaturën 3 gradë dhe të tjerët në 55 gradë.

90 minuta pas konsumit atyre ju matën disa parametra, presioni i gjakut, frekuenca kardiake, konsumi i oksigjenit, oksidimi i yndyrave dhe u krahasuan me ato të marra 50 minuta përpara konsumit. Rezultoi se konsumi energjetik kur çaji ishte pirë në temperaturën 3 gradë ishte 8.3% më i madh se sa kur çaji konsumohej i ngrohtë.

Studimi është botuar në revistën ”Frontiers in Phisiology”dhe ndër të tjera provoi gjithashtu edhe se caji i ftohtë favorizon oksidimin e yndyrave dhe ul ngarkesën metabolike të zemrës.

të fundit

Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri

Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C,…

6 minutes ago

Flet nusja e djalit të viktimës së parë nga zjarret në Shqipëri: Tmerr, ç’të shihja! Më tha merr…

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk…

10 minutes ago

DETAJE/ Dogji tokën e fqinjit pas konfliktit banal, kush është 80-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi i vuri zjarrin gjithë fshatit në Gramsh

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga…

39 minutes ago

Situata del jashtë kontrollit në Poliçan/ Flakët përfshijnë fshatin Harunas, gjashtë persona të plagosur në spital

Situata e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan. Siç raportohet flakët kanë marrë përmasa të…

1 hour ago

Gjermania paralajmëron Kosovën: Zgjidhni ngërçin politik, ndryshe do të keni pasoja

Të gjitha fuqitë politike duhet të “respektojnë plotësisht dhe zbatojnë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për konstituimin e përbërjes…

1 hour ago

Aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, automjeti përplas furgonin me turistë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë…

2 hours ago