Një ngjyrues buzësh në të kuqe të ndezur është zbuluar në një flakon të vogël ornamental në Iran që besohet se është shembulli më i lashtë i objektit pasi daton rreth 3,700 vjet më parë.
I kuqi i buzëve është nxjerrë pas gërmimeve në rajonin Jiroft në juglindje të Iranit në vitin 2001, por studime të fundit me teknologjinë e radiokarbonit tregon se mund të ketë ardhur prej vitit 1600 p.e.s.
Studimi publikuar në revistën ‘Scientific Reports’ thotë: “Studimi i objektit konfirmon qëllimin e tij kozmetik për ngjyrimin e buzëve dhe është rasti më i hershëm i analizuar deri tani”, thuhej në studim teksa shtohej se përbërësit mineralë të substancës së të kuqit të buzëve ishte hematit, një mineral që bëhet i kuq me procesin e oksidimit, ndërsa ishte shumë i ngjashëm me buzëkuqët që përdoren sot.
Mbetjet arkeologjike u zbuluan fillimisht në lumin Halil (provinca Kerman juglindje e Iranit) ku gjenden rrënojat e disa varrezave të shekullit të 3-të p.e.s.
Objekte të tjera artistike prej guri i bakri janë zbuluar në rajon që shfaqen tashmë në muzeumet publike të Kerman e Teheran. Megjithëse prejardhja e saktë e objekteve mbetet e paditur stilet e tyre tregojnë për epokën e hershme të Bronzit dhe rrjedhimisht civilizimin e lashtë Marhasi, shkruan rrjeti The Mirror.
Një moment që nuk kaloi pa u vënë re ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku…
Forcat policore janë vendosur përpara Kryeministrisë, teksa na ndajnë afro dy orë nga protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike.…
Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor West Side Family, ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku zbuloi…
Është shtyrë për më 12 janar seanca paraprake për dosjen CEZ-DIA dhe Lobimi në SHBA i Ilir Metës, i cili…
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për AKSHI-n del qartë se si një grup personash të lidhur me…
Më pak se dy vite pas ndarjes së tyre të bujshme, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë sërish së…