lifestyle

“Bëj mirë, pa pritur gjë në këmbim”

“Një ditë një burrë ishte duke ecur përgjatë bregdetit, kur sheh një fëmijë të mbledhë diçka dhe me delikatesë ta lëshojë në det. U afrua pranë djalit dhe e pyeti se çfarë po bënte. Ai iu përgjigj: “Jam duke mbledhur yjet e detit. Disa prej tyre janë jashtë dhe nëse nuk i hedh përsëri në det, do të vdesin”. Burri iu përgjigj: “Biri im, duhet të kuptosh që deti është kilometra e kilometra të tërë i gjatë dhe në të gjenden shumë yje deti. Veprimi që po bën, është i kotë, pasi nuk ke se si t’i shpëtosh të gjithë”. Pasi e dëgjoi me vëmendje, djali u mundua të gjente një tjetër yll deti, e gjeti dhe e hodhi në det. Më pas, duke qeshur, i tha burrit: “Për këtë yll deti, veprimi im ka bërë një diferencë”.

Duke menduar ndonjëherë se sa shumë padrejtësi ndodhin rreth nesh, mund të vendosim të mos ndërhyjmë në situata të caktuara. Ne mendojmë se duke vepruar, nuk do të bëjmë asnjë diferencë, pasi padrejtësitë do të vazhdojnë të ekzistojnë. Kjo gjë përveçse na bën indiferentë, bën që edhe të mos kontribuojmë për dikë në veçanti. Sigurisht është një zgjedhje e gabuar, pasi duke menduar për shumicën, ne nuk ndihmojmë asnjë person në veçanti. Bëja vetes këto pyetje: “Si do të ndiheshe nëse do të ishe nëvështirësi, dhe një person tjetër nuk do të vinte në ndihmë? Si do të ndiheshe nëse dikush që kishe ndihmuar, nuk do të ndihmonte në momente vështirësie?”

Nëse dëshiron të bësh mirë, mos mendo se çfarë vlere do të ketë veprimi yt në tërësi. Mundohu të bësh mirë edhe vetëm për një person të caktuar, mjafton që ai person të dalë nga vështirësia. Bëj mirë, pa pritur gjë në këmbim, pasi veprimet e mira kanë një ndikim të caktuar (sigurisht për mirë) në jetën e dikujt.

të fundit

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë…

44 minutes ago

Policia e Shtetit festoi Krishtlindjen me familjet e dëshmorëve, Proda: Mbështetje që mos të ndihen asnjëherë vetëm

Nën kujdesin dhe vëmendjen e vazhdueshme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në Drejtoritë Vendore të…

1 hour ago

I kërkuar nga Interpol Tirana/ Kapet shqiptari në Kakavijë, në pranga edhe dy të kërkuar në Greqi

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar…

1 hour ago

Të dehura në timon, arrestohen dy shoferë/ Vihet në pranga edhe 46 vjeçari që shkaktoi aksident me 4 të plagosur

Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u…

2 hours ago

EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka…

3 hours ago