lifestyle

Bajame në mjaltë, vlerat e fuqishme shëndetësore për trupin tuaj

Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale gjendet padyshim në kombinimin e mjaltit me bajamet. Bajamet përzihen natyralisht me nektarin e ëmbël të mjaltit ndërkohë që mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të bajames.

Nëse konsumoni një lugë me bajame të përzier me mjaltë, AgroËeb.org ju siguron se i keni dhuruar vetes një formulë të shëndetshme për të rritur imunitetin dhe luftuar kolesterolin e keq.
Studiuesit sugjerojnë që kombinimi i bajameve dhe mjaltit ka vlera shumë të veçanta dhe i ofron njeriut mbrojtje të veçantë kundër sëmundjeve të zemrës.

Të lidhura

None found

Njerëzit që duan të ulin kolesterolin duhet të zgjedhin padyshim këto dy produkte të jashtëzakonshme, por mos të heqin dorë as nga perimet dhe frutat.

Vlerat e fuqishme shëndetësore

Shkencëtarët janë në unison kur thonë që mjalti ka po aq antioksidantë sa spinaqi, molla, portokalli apo luleshtrydhja. Antioksidantët janë substancat që luftojnë radikalet e lira dhe janë të nevojshëm për një shëndet të mirë.

Zakonisht jemi njohur me kombinimin e arrave dhe mjaltit, por bajamet ofrojnë edhe më tepër avantazhe.

Bajamet dhe mjalti së bashku konsiderohen si një super ushqim, falë pasurisë së madhe të ushqyesve.

Sipas kërkimeve, ky kombinim plot vlera plotëson nevojat për fibër të tretshme dhe të patretshme, proteina, acidet Omega-3, Omega-6, vitaminë E, kalium, zink, kalcium, magnez e të tjerë.

Mjalti ka një efekt mbrojtës tek organizmi dhe fuqizon imunitetin. Ai përmban shumë antioksidantë, por niveli më i lartë i tyre gjendet tek mjalti me ngjyrë të errët.

Metoda e kombinimit magjik të Mjaltit dhe Bajameve

Sipas ekspertëve të ushqimit, bajamet duhet të mbahen në ujë gjatë natës. Në mënyrë që të largohen të gjitha mbetjet dhe lëkura, të dekompozohet gluteni dhe të çlirohet acidi fitik.

Hiqini bajamet nga uji, ato do të pastrohen lehtë nga cipat që rëndojnë stomakun dhe lërini të kullojnë plotësisht.

Hapi i dytë është të zgjidhni mjaltin tuaj të preferuar. Nëse keni si objektiv marrjen e sa më shumë antioksidantëve, atëherë këshillohet që të zgjidhni mjaltin me nuancë të errët, siç është ai i gështenjave.

Nëse jeni të përqendruar tek shija, atëherë zgjidhni mjaltin tuaj që përdorni zakonisht. Merrni një kavanoz qelqi dhe hidhni 500 ml mjaltë dhe 100-150 gramë bajame. Hidhni fetat e një limoni për më tepër Vitaminë C dhe shijojeni.

Sigurohuni që të hani një lugë çdo mëngjes, por mos të merrni më shumë se 5-6 bajame në një lugë.

Vlerat shëndetësore të kombinimit Mjaltë + Bajame

Bajamet me mjaltë përmirësojnë dhe përshpejtojnë tretjen. Ky kombinim i bën vlerat e bajames lehtësisht më të përfitueshme nga organizmi dhe ofron energji në çdo kohë.

Ju mund të përfitoni edhe nga acidi folik që gjendet tek bajamet për një shëndet më të mirë. Duke qenë se bajamet janë plot me yndyrna thelbësore, ju do të përfitoni një kujtesë më të mirë dhe zgjuarsi më të madhe. Këto vlera janë të domosdoshme për fëmijët në rritje.

Vitamina E që gjendet tek bajamet ndihmon kundër kolesterolit të keq. Ajo rrit nivelet e atij të mirë në organizëm.

Tags: bajamemjalt

të fundit

Gjermania dhe Britania e Madhe zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak për inteligjencën artificiale, takim për planin në 2027

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania planifikojnë të testojnë, zhvillojnë dhe përfundimisht të vendosin inteligjencën artificiale në forcat e tyre të…

8 minutes ago

Nathalia Gadelha, bashkëpilotja 20-vjeçare e avionit të rrëzuar në Florida, mori licencën e fluturimit para patentës së makinës

Nathalia Gadelha, 20 vjeçe, është identifikuar si bashkëpilotja e avionit Learjet 60 që u rrëzua të dielën në Palm Beach…

8 minutes ago

Sinjalet për dialog mes SHBA-së dhe Iranit ulin çmimin e naftës me 6.7%

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se diplomacia mund të rikthehet në…

8 minutes ago

Këlliçi kërkon sqarime nga Toni Gogu për takimin e pretenduar me Veliajn: Mesazhi i Ramës ishte shantazh mafioz

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas raportimeve lidhur me një takim të pretenduar mes minsitrit Toni Gogu…

12 minutes ago

Dëmtimi në kyç e lë Ismael Saibarin jashtë për disa muaj pas transferimit 50 milionë eurosh te Bayerni

Bayern Munich ka marrë një lajm të keq pas barazimit 2-2 ndaj Borussia Dortmundit, pasi mesfushori ofensiv Ismael Saibari do…

14 minutes ago

Nikola Andoni bën thirrje të mos konsumohet bukë: Drithërat lidhen me sëmundje, sipas tij

Këshilluesi holistik Nikola Andoni ka bërë thirrje për shmangien e konsumit të bukës, duke pretenduar se drithërat dhe produktet me…

14 minutes ago