lifestyle

As miqve më të ngushtë! Këto detaje mbi marrëdhënien tënde në çift mos i trego kurrësesi

Paratë. Askush s’do t’ia dijë nëse po kaloni vështirësi financiare në marrëdhënien tuaj, dhe aq më tepër, nuk ka pse ta dijë edhe nëse ju po vini pasuri mënjanë. Është diçka që ju takon juve si çift.

Faktin që partneri/ja yt/jote mund të mos e pëlqejë dikë nga miqtë e tu. Nëse hapesh mbi diçka të tillë, me shumë mundësi do të bësh që miku apo mikesha jote të largohet prej teje.

Dhuratat që nuk të kanë pëlqyer. Nëse merr prej partnerit apo partneres tënde një dhuratë që nuk të pëlqen, më mirë mos e nda me të tjerët, të cilët mund t;ju përgojojnë për këtë gjë.

Debatet tuaja. Nëse dikë nuk e ke shok apo shoqe të ngushtë, mos i trego për debatet tuaja, pasi janë aspekte tuajat si çift dhe të tjerët thjesht do të bëjnë spektatorin. S’do t’ju ndihmojnë.

Detajet mbi intimitetin tuaj. Këtë e kuptoni edhe vetë që s’keni pse e ndani me të tjerët, jo vetëm sepse edhe vetë do të viheni në siklet, por edhe se “do të zvogëloni” dhe figurën e partnerit/es suaj.

Sekretet e partnerit/es suaj. Nuk duhet t’i ndani as me miqtë e ngushtë, pasi diçka që thuhet si sekret, thuhet sepse dikush ju beson se nuk mund ta hapni me të tjerët dhe s’duhet ta bëni këtë gjë.

Pasiguritë e personit që keni përkrah. Nuk ka arsye se pse t’i shprehni tek personat e tjerë, pasi është diçka që ju duhet ta kaloni brenda lidhjes suaj. Të tjerët s’kanë pse i dinë këto detaje mbi ju.

Mesazhet tuaja. Këtu gabojnë shumica, sidomos brenda miqësive të ngushta. Janë mesazhe private dhe duhet të mbeten mes jush. Nuk është etike që t’i shpërndash fjalët që dikush t’i shkruan ty.

Tradhëtitë. E dimë, mbeten të rënda dhe shpesh shkaku se pse një marrëdhënie përfundon, por për këtë të mjaftojnë miqtë e ngushtë. Me të tjerët nuk ke pse hapesh duke dhënë shpjegime.

Detajet mbi marrëdhëniet e shkuara të partnerit/es. E shkuara mbetet në të shkuarën dhe përderisa në të tashmen jeni bashkë, kjo gjë duhet t’ju interesojë. Të tjerat nuk kanë më rëndësi.

të fundit

Pas viktimave në Kiev, Ukraina hakmerret me një goditje ndaj infrastrukturës ruse

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…

9 minutes ago

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët, 60% studentëve kanë zgjedhur të aplikojnë në shtet

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…

28 minutes ago

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë

Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…

54 minutes ago

Kokrra e fasules i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, fëmija nga Korça dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…

1 hour ago

Vrasja e 61-vjeçarit në Shkodër, zbulohet shkaku i konfliktit mes viktimës dhe autorit

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Abat të njësisë administrative Shalë, mbrëmjen e sotme, ku një 61-vjeçar u vra me…

2 hours ago

EMRI/ “Kris” arma në Shkodër, vritet 61-vjeçari, autori në arrati

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur fshatin Abat në zonën Shalës në Shkodër. Sipas raportimeve, viktimë ka mbetur 61-vjeçari…

2 hours ago