lifestyle

Artriti dhe artralgia, sëmundjet që dëmtojnë kyçet dhe nyjat! Ja simptomat dhe kush janë faktorët e rrezikut

Dhimbjet në organizëm mund të ndahen në shumë kategori të ndryshme që shpesh shkaktojnë konfuzion jo vetëm tek pacientët por edhe tek njerëzit e tjerë.

Le të marrim rastin e dhimbjes së kyçeve dhe nyjeve të cilat shpesh ngatërrohen me njëra tjetrën.

Këto dy sëmundje njihen si artriti dhe artralgia.

Përkufizimi i saktë i dy sëmundjeve

Sipas organizatave të ndryshme shëndetsore, artriti dhe artralgia kanë ngjashmëri por edhe ndryshojnë nga njëra tjetra.

Artralgia përkufizohet si dhimbje e kyçeve dhe nyjeve por pa u shoqëruar me enjtjen e tyre.

Artriti përkufizohet si inflamacion i kyçeve, pra dhimbje dhe enjtje e tyre.

Artralgia prek kyçet dhe nyjat në zona të ndryshme të trupit, përfshirë: duart, gjunjët dhe kyçet.

Artriti nga ana tjetër, shkakton enjtje dhe ngurtësim të kyçeve, ligamenteve, muskujve, tendinave dhe kockave por edhe dhimbje.

Ajo që mjekët shpjegojnë është se njerëzit që vuajnë nga artriti, në të njëjtën kohë mund të diagnostikohen edhe me sëmundjen tjetër.

Simptomat e dy sëmundjeve

Simptomat e këtyre dy sëmundjeve mund të mbivendosen, sidomos kur bëhet fjalë për:

ngurtësimin,
dhimbjen e kyceve,
skuqjen,
vështirësi në lëvizjen e kyçeve.
Pavarësisht mbivendosjes së simptomave, artriti dallon nga sëmundja tjetër sepse ka simptoma shtesë, ku përfshihet:

 

  • deformimi i kyçevem
  • humbje e masës kockore
  • paaftësi në lëvizshmëri,
  • dhimbje shumë të forta nga fërkimi i kyçeve me njëra tjetrën.

Shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Dhimbjet e kyçeve si pasojë e artritit mund të jenë rezultat i :

  • komplikacioneve të shkaktuar pas një lëndimi fizik,
  • mbipeshës dhe obezitetit,
  • osteoartriti,

artritit reumatoid, falë të cilit imuniteti dobëson kyçet dhe vetë-nxit inflamacionin dhe enjtjen.

Faktorët e rrezikut të artralgias përfshijnë:

  • ndrydhje të kyçeve,
  • zhvendosja e kyçeve,
  • hipotiroidizmi
  • kancer i kockave.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

Ndonëse nuk është e lehtë për dikë që të kuptojë vetë nga cila sëmundje vuan, ekspertët thonë se artralgia mund të ketë lidhje me sëmundje të tjera.

Disa herë mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje tjetër.

Nëse dhimbjet e kyçeve janë shumë të forta e pengojnë lëvizjen tuaj, atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

të fundit

Leonora e ashpër ndaj Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz – po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane

Një debat i fortë dhe mjaft domethënës ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, pas…

8 hours ago

Alba befason: Kam vendosur të mbulohem

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe…

8 hours ago

Dosjet e Epstein, një i burgosur misterioz hyri në qelinë e tij natën që kreu vetëvrasje?

Dokumente të reja tronditëse nga arkivat e Epstein japin një rrëfim kontradiktor të orëve të fundit të pedofilit miliarder, ndërsa…

8 hours ago

Pezullimi i Ballukut nga detyra e zv.Kryeministres, Kushtetuesja publikon vendimin, si argumentohet qëndrimi pro dhe kundër i 8 gjyqtarëve

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin…

9 hours ago

Nisën Lojërat Olimpike Dimërore; kryeministri Rama, mesazh urimi për sportistët shqiptarë

Me ceremoninë e hapjes, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga 4 sportistë,…

9 hours ago

FOTO/Shqipëria bën parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortina

Delegacioni shqiptar bëri parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortinës të zhvilluar në mbrëmjen e 6…

10 hours ago