TikToku ka pothuajse çdo muaj një trend të ri. Kërcimet janë përherë aty. Yjet e platformës, ata që njihen si krijues përmbajtjeje, përpiqen të krijojnë kërcime ose sfida në mënyrë që algoritmi t’i favorizojë dhe sigurisht, profili i tyre të jetë më i popullarizuar. Megjithatë, nëse disa përpiqen shumë për të krijuar diçka që të bëhet virale, të tjerët jo vetëm që nuk mundohen aspak, por as e kanë patur ndonjëherë qëllim që të bëhen viralë.
Duket se këta të fundit, janë më të suksesshëm. Shembulli konkret është videoja me kërcimin e këngës “Alors On Danse” të këngëtarit Stromae. Një remiks i këngës u përdor nga @usimmango, një 18-vjeçar emri i vërtetë i të cilit është Usim E. Mang. Usim dhe miqtë e tij qëndrojnë të shkujdesur para kamerës dhe në fund, lëvizin me ngadalë dhe në harmoni me njëri-tjetrin, një lëvizje që i shkon kaq shumë ritmit të këngës.
@usimmangoTag who you see? // Insta: Usimmango?
Kërcimi ka më shumë se 118 milionë shikime dhe është viral. Ndoshta sekreti se pse u bë kaq i famshëm qëndron te thjeshtësia – është një kërcim që kërkon 0 përkushtim, nuk të duhet të mësosh përmendësh lëvizjet (shpesh të pakapshme) të kërcimeve të TikTokut.
Sa më pak mundim të ketë një video, aq më e këndshme është. Sa më e paplanifikuar, aq më e suksesshme. Jo më kot Khaby Lame, që pothuajse nuk flet fare nëpër video, ka të gjitha gjasat të tejlakojë Charli D’Amelion, momentalisht ylli më i ndjekur në TikTok.
Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka…
Ndihmësregjisori i ‘Emily in Paris’, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella, u…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar…
Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit. Sipas policisë, një…
Paraditen e sotme 24 gusht, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u…
Në kuadër të operacionit “The Wanted”, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas…