lifestyle

Aleat i bukurisë dhe “ilaç” i trupit, ja pse ky frut veror bën “magji” në jetën tonë

Shalqiri është fruti hidratues më i dashur në stinën e verës: i pasur me vitamina dhe minerale, është ideal për të rimarrë substancat e humbura me djersitjen.

Shalqiri është i shijshëm, i freksët, ka cilësi pa fund, por në fakt, është edhe më i çmuar se ç’mendojmë ne.

Të lidhura

None found

Burim i kripërave minerale të rëndësishme si potasiumi, fosfori dhe magneziumi, përveç vitaminave, sidomos vitaminës C, shalqiri është i pasur me antioksidantë si beta karoteni dhe likopeni.

Le të zbulojmë më shumë:

Lamtumirë lodhje: Shalqiri përfshin sasi të mëdha mineralesh e vitaminash, të cilat nevojiten sidomos në verë kur, për shkak të nxehtësisë, djersitja shtohet. Një fetë shalqi, përveç se na freskon, është edhe ilaç kundër lodhjes.

Jo më hipertension: Shalqiri është një aleat i shkëlqyer për aparatin kardiovaksular, pasi ndihmon në uljen e presionit të gjakut. I varfër në sodium, falë prezencës së potasiumit dhe citrulinës, një aminoacid që ndihmon zgjerimin e venave të gjakut, ky frut është i shkëlqyer në balancimin e presionit.

Lamtumirë celulit: Shumë i pasur me ujë dhe tej mase diuretic, shalqiri është aleati ynë numër një në luftën kundër celulitit. Frut i shkëlqyer në shkarkimin e ujrave të tepërta. Shëmtia luftohet edhe në tryezë.

Antioksidat natyral: Shalqiri është një antioksidant shumë i fuqishëm, falë vitaminës C, që lufton veprimin e radikaleve të lira, duke parandaluar plakjen dhe formimin e qelizave kancerogjene. Ndërkohë, stimulon sistemin imunitar, duke parandaluar edhe ftohjet gjatë verës.

Aleat i bukurisë: Ky frut na garanton mirëqenie të lëkurës sonë, falë përmbajtjes së beta karotenit, një pigment me veprim antioksidant, i cili u jep fruta perimeve, ngjyrën e verdhë në portokalli.

Kryen një sërë funksionesh në organizmin tonë, siç është rritja e qelizave, mbron sytë dhe është shumë i dobishëm për rritjen e kockave. Konsumimi i shalqirit vonon plakjen e lëkurës dhe e mban elastike: një eliksir i vërtetë bukurie.

Lufton inflamacionet: Shalqiri është antiinflamatori perfekt, falë likopenës, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e patologjive, madje edhe të rënda. Likopeni, bashkë me betakarotenin, stimulon në mënyrë të natyrshme prodhimin e melaninës. Kujtojmë se frutat dhe perimet me lëkurë dhe tul ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe portokalli, duke nisur nga karrotat, specat dhe domatet, janë aleatët më të mirë për ngjyrën e bukur të trupit.

të fundit

Disturbing footage: Officers drag high school students during protest; police officer kicks one (VIDEO)

Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve para ministrisë së Arsimit, ku ndërhyrja e forcave të policisë…

57 seconds ago

Citizens call for his resignation, Rama responds: I love Albania unreservedly; no force in the world can bring it to its knees again

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e…

1 minute ago

VIDEO/ Protest escalates on Durrës Street as police fire tear gas, injuring young protesters’ eyes

Për të katërtën ditë radhazi, student dhe gjimnazistë, kanë dalë në protestë kundër qeverisë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj…

2 minutes ago

Four Pakistani nationals accused of kidnapping two people in Pristina have their detention extended

Katër të akuzuarve pakistanezë, Sanëal Sanaullah, Muhammad Hamza, Yar Muhammed dhe Touseef Ahmed, të akuzuar për rrëmbimin e dy shtetasve…

3 minutes ago

Lladrovci on Tirana protests: Governments are changed through the ballot box, not violence

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë, duke thënë se dhuna dhe thirrjet për…

3 minutes ago

Çitaku: Një muaj pas vendimit të Hagës, mbështetja për ish-krerët e UÇK-së do të vijojë deri në fund

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, një muaj pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së, tha…

3 minutes ago