lifestyle

A ndiheni më të lumtur? 10 ndryshimet që pëson trupi juaj pas të 30-tave

Pas moshës 30 vjeç trupi ynë fillon të kalojë ndryshime të ndryshme dhe disa prej tyre mund të jenë të habitshme për ne.
Për shembull, përkundër faktit se ne jemi më me përvojë truri ynë në të vërtetë bëhet më i vogël.

Nëse keni vërejtur që djersisni më pak pas të 30-tave, kjo është gjithashtu një pjesë e procesit të plakjes.

Të lidhura

None found

Më poshtë keni disa nga ndryshimet që ndodhin në trurin dhe trupin tonë pas 30-tave dhe do të donim t’i ndanim me ju.

1. Truri juaj bëhet më i vogël.

Jo, truri juaj s’ rritet me moshën. Në të vërtetë ndodh e kundërta. Kur plakeni, pjesë të caktuara të trurit tkurren .

Humb afërsisht 50,000 neurone në ditë pas moshës 30 vjeç . Por s’ ka asnjë arsye për panik ngase truri ynë di të përshtatet. Është zbuluar gjithashtu se vëllimi i trurit bie me moshën në një normë prej rreth 5% në dekadë pas moshës 40-vjeçare. Këto gjëra ndikojnë në kujtesë, veçanërisht në kujtesën episodike.

2. Ju djersisni më pak.

Është mirë të dihet se gratë fillojnë të djersisin ndryshe me moshën.

Disa ndryshime kanë të bëjnë me menopauzën, pra afshet e nxehta, por gjithashtu gjëndrat e djersës (kryesisht nën duar) tkurren me moshën . Si rezultat, ato janë më pak të ndjeshme dhe zvogëlojnë prodhimin e djersës.

3. Ju ftoheni më rrallë.

Vetëm kujto veten kur ishe fëmijë. ndërsa prindërit tanë shkonin në punë dhe ndiheshin mirë, ne do të humbnim mësimet në shkollë për shkak të një ftohjeje .

Lajm i mirë për ne! Teshhtitja dhe kollitja ndodhin më rrallë kur plakemi.Kur të arrini moshën e mesme, tashmë keni pasur shumë sëmundje dhe imuniteti juaj është më i madh .

4. Ndjenja juaj e shijes dobësohet.

Ndjenja juaj e shijes mund të zbehet me kalimin e moshës dhe madje mund të keni më pak interes për të ngrënë për shkak të saj.

Shumica e njerëzve humbasin disa sytha të shijes, veçanërisht pas moshës 60 vjeç .Kjo është arsyeja pse të moshuarit shpesh hanë më shumë ushqime që kanë shumë sheqer dhe kripë. E njëjta gjë ndodh me nuhatjen tuaj.

5. Keni më pak masë muskulore.

Një nga efektet më të theksuara të plakjes është humbja e masës muskulore. Si rezultat, ne dobësohemi. Zvogëlohet me afërsisht 3-8% në dekadë pas moshës 30 vjeç . Kjo normë bie edhe më shumë pas moshës 60 vjeç.

6. Metabolizmi juaj stabilizohet.

Studiuesit sugjerojnë që metabolizmi ynë kalon nëpër stabilizim me moshën dhe se periudha më kritike duket të jetë rreth moshës 50-60 vjeç. Pas të 80-tave, bëhet e ngadaltë, por përfundimisht përfundon procesin e stabilizimit. Kjo do të thotë që pesha jonë s’ do të kalojë ndryshime të mëdha. Ne do të djegim më pak kalori, por në të njëjtën kohë, kur të jemi më të rritur do të hamë më pak se të rinjtë.

8. Thonjtë tuaj rriten më ngadalë.

Studiuesit kanë zbuluar se kur jemi të rinj, thonjtë tanë rriten shpejt. Kjo u vu re për herë të parë nga Dr. William Bean i cili vuri re se thoi i tij e majtë u rrit me një shpejtësi prej 0.123 mm në ditë. Pas moshës 67 vjeç, kjo normë ra në 0,095 mm në ditë. Këto ndryshime mund të shkaktohen nga qarkullimi i ngadalshëm i gjakut.

9. Dhëmbët tuaj bëhen më pak të ndjeshëm.

Dhëmbët tuaj bëhen gjithashtu më pak të ndjeshëm dhe kjo ndodh ngase dentina (indi i fortë i brendshëm) bëhet më i fortë me kalimin e moshës, midis smaltit të jashtëm të një dhëmbi dhe nervit të tij qendror.

Ky forcim shkakton një humbje të ndjeshmërisë.

10. Ndiheni më të lumtur.

Kur jeni fëmijë, në përgjithësi ndiheni mirë me jetën. Pastaj ky sens zvogëlohet, gjë që mund t’ju dërgojë në modalitetin e krizës.

Tradicionalisht, plakja është parë si një periudhë rënieje në gjendjen fizike dhe psikosociale, por studiuesit në fakt kanë zbuluar se kur jemi të moshuar, ne mund të ndjehemi edhe më të lumtur dhe më të kënaqur . Më pak depresion dhe optimizëm më i madh u përjetuan gjithashtu.

të fundit

Arsenali hedh sytë nga Carlos Forbs për të mbuluar mungesën e Sakës

Arsenali ka identifikuar Carlos Forbsin si një alternativë për të mbuluar mungesën e Bukayo Sakës, i cili pritet të qëndrojë…

2 minutes ago

Mosrritja e shujtës studentore, Forumi për Ndryshime në Arsim ngre padi ndaj MASH-it

Forumi për Ndryshime në Arsim padit Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për shkak se nuk e ka rritur shujtën studentore.Para…

10 minutes ago

Mucunski dhe Kasis në Shkup: Rruga evropiane fuqizon Maqedoninë përballë ndryshimeve gjeopolitike

Thellimi i bashkëpunimit dypalësh, forcimi i lidhjeve ekonomike dhe tregtare, mbështetja për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian, si…

11 minutes ago

VIDEO/ Kontroll i papritur në spitalin në Brazil, kryebashkiaku akuzon dy mjekë për marrëdhënie intime gjatë shërbimit

Një kontroll i befasishëm në një spital në Brazil ka përfunduar në një përplasje të fortë mes kryebashkiakut dhe dy…

14 minutes ago

Tragjedia rëndon mbi Owonon, mendon largimin nga futbolli ndërsa vëllain ia etiketojnë “vrasës

Portieri Jesus Owono, i cili ishte në portë në ndeshjen tragjike ku humbi jetën Jesus de Miguel, po përballet me…

14 minutes ago

Dy të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël në Gjermani, raportohet edhe për të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në një zonë të banuar në qytetin Limburgerhof,…

14 minutes ago