lifestyle

A mund të ndihmojë dushi i ftohtë në humbjen e peshës?

Dushi i ftohtë ka shumë përfitime shëndetësore, duke filluar nga ulja e stresit deri te forcimi i sistemit imunitar. Por, a mund t’ju ndihmojë të humbni peshë?

Përfitimet shëndetësore të dushit të ftohtë

Të lidhura

None found

Dushi i ftohtë zvogëlon stresin psikologjik

Një dush i ftohtë ushtron presion në trup. Kjo shkakton një gjendje “ngurtësimi”, dhe më pas çon në një ambientim gradual të sistemit nervor në këtë nivel stresi. Pra, sistemi nervor do të jetë më i pajisur për të përballuar situatën.

Forcon sistemin imunitar

Studimet kanë treguar se një dush i ftohtë rrit numrin e qelizave të bardha të gjakut në trup që mbrojnë trupin nga sëmundjet. Bëni të paktën 2-3 dushe në javë për të parë rezultate.

Ul simptomat e depresionit

Për ata që vuajnë nga depresioni, dushi i ftohtë mund të “trondisë” trupin dhe të dërgojë impulse elektrike në tru. Uji i ftohtë shkakton rritjen e qartësisë dhe niveleve të energjisë. Gjithashtu, endorfina e çliruar çon në ndjenja të mirëqenies dhe lumturisë.

Cila është lidhja midis dushit të ftohtë dhe humbjes së peshës?

Ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta inkurajon prodhimin e yndyrës kafe – një lloj specifik i indit dhjamor që prodhon energji duke djegur kalori. Ekspozimi ndaj të ftohtit rrit metabolizmin, sipas shkencëtarëve. Një përfitim tjetër i dushit të ftohtë është reduktimi i inflamacionit, ënjtjes dhe dhimbjes në muskuj.

Shumë atletë kanë pretenduar se përdorin banja të ftohta për të shpejtuar kohën e rikuperimit pas stërvitjes.

Si mund të mësohemi gradualisht me ujin e ftohtë?

Filloni me një dush të ftohtë një herë në javë, më pas bëni dy dhe më shumë. Përndryshe, “dushi skocez” i njohur është një zgjidhje shumë e mirë pasi alternimi i ftohtë-nxehtë rrit qarkullimin e gjakut. Një truk tjetër është të ulni gradualisht temperaturën në fund të dushit të zakonshëm të nxehtë dhe më pas të qëndroni nën ujë të ftohtë për dy minuta. /

të fundit

Policia jep informacion nga aksidenti i rëndë i furgonit Berat–Tiranë, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një…

2 minutes ago

NATO sqaron pse Kosova nuk është në Samitin e Ankarasë

NATO është deklaruar për interesimin që po ndodh në Kosovë lidhur me mospjesëmarrjen e vendit në Samitin e NATO-s që…

11 minutes ago

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si çift pas përfundimit të Big Brother…

12 minutes ago

Të rinjtë nisen drejt Komisariatit Nr.1, thirrje “Arrestoni Ramën” gjatë marshimit nga Drejtoria e Policisë Tiranë

Protestuesit nisen në këmbë nga Drejtoria e Policisë Tiranë drejt Komisariatit Nr.1. Te rinjtë kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në…

14 minutes ago

Ferland Mendy dërgohet në gjyq, pala paditëse kërkon gjashtë muaj burg

Mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy, është urdhëruar të dalë në gjyq nga një gjykatë në Alcobendas, pas një incidenti…

17 minutes ago

Arjeta Roshaj në paraburgim 30 ditë, zbardhet deklarata e saj për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për…

22 minutes ago