lifestyle

A ju kujtohet Borëbardha? Si duket ajo sot (FOTO)

Zeynep Degirmencioglu quhet aktorja e cila ka luajtur rolin e ”Borëbardhës” në filmin me të njëjtin titull në vitin e largët 1970 dhe Hirushen një vit më vonë.

Filmi që i mblodhi të gjithë pas ekranit, fëmijë e të rritur, ka mbetur një prej sukseseve të pazëvendësueshme të kinemasë turke që, për vite me radhë, ka spikatur me personazhe që u rezistojë të gjitha kohëve.

Por ku është sot Borëbardha e famshme?

Zeynep Degirmencioglu e lindur me 12 shtator 1954 në Stamboll. Ishte vetëm një vjeҫ kur doli për herë të parë në ekran, një fëmijë mjaft tërheqës për sytë e publikut.

Filmi i saj i parë, “Papatya” e vendosi aktoren si një aktore filmi për fëmijë e mrekullueshme. Më vonë spikati edhe me rolet e tjera në filmat “Duvaklı Göl” dhe “Fırtına”.

Në vitin 1960 ajo luajti në filmin “Ayşecik”. Personazhi i Ayşecik, e ëmbël, vajze naive u bë shumë e famshme me këtë rol.

Më vonë, ajo mori pjesë edhe në filma kur ishte e rritur, derisa luajti dy rolet që njihen edhe nga publiku shqiptar, “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” dhe “Hirushja”.

Ishte vetëm 20 vjeç kur Zeynep u tërhoq nga aktrimi dhe hyri në një fushë tjetër, biznes.

Sot, në moshën 69-vjeҫare vijon të jetë një zonjë e pashme dhe e suksesshme në biznes. Ka dy vajza dhe është grua e ve.

të fundit

“Daja i saj më ka prerë rrugën”/ Brikena dëgjon deklaratën e Mateos, ‘shpërthen’ banorja: Familjen time nuk e prek askush

Brikena dhe Mateo kanë kaluar momente të këndshme së bashku gjatë këtyre ditëve, me banorin që e shpëtoi të parën…

25 minutes ago

VIDEO/ “Jam deputet, kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Gazment Bardhit me policinë në ambientet e komisariatit numër 1

Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe…

48 minutes ago

“Të ishe ti motra ime, unë s’të pranoja në shtëpi”/ Hyrja e Rogertit në BBV 5, përplasje të agravuara me banorët: Ti je pro incestit

Hyrja e Rogertit në shtëpi ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar debate dhe përplasje të ashpra me…

1 hour ago

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari, i lënduari dërgohet në spital

Plagosje me thikë në Vlorë. Sot rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta…

2 hours ago

Rikthen reshjet intensive në Shkodër, IGJEUM: Rrezik përmbytjesh nga e diela!

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron disa qarqe të vendit, të cilat do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra…

2 hours ago

Tensionet në protestën e PD, policia njoftim zyrtar: 11 policë të dëmtuar, po marrin ndihmën mjekësore në spital

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po…

3 hours ago