Ka pasur gjithmonë teori për një diferencë të madhe midis karakteristikave në raporte sociale të fëmijëve të vetëm dhe atyre me vëllezër apo motra.
Në 1960-ën është kryer një studim, i quajtur “Project TALENT” që mori në pyetje më shumë se 400 adoleshentë në periudha 1, 5 dhe 11 vite, pasi kishin mbaruar shkollën. Sipas tij fëmija i vetëm ka më shumë gjasa që të kërkojë vemendje dhe i shmang aktivitetet në grup.
Në 2016-ën një grup studiuesish kinezë (sipas studimit të publikuar në “Brain Imaging and Behavior”) përdorën skanerin si metodë për të nxjerrë rezultate mbi këtë temë dhe sipas tyre, fëmijët e vetëm treguan më shumë reagime fleksibiliteti, e lidhur me kreativitetin, por pakënaqësi në terma miqësorë dhe bashkëpunimi.
Sot, disa psikologë kanë dalë në konkluzionin se fëmijët e vetëm, (siç dhe e pranojnë edhe vetë) kanë shumë vështirësi të vënë ndjesitë e të tjerëve para vetes, por edhe t’i kuptojnë të tjerët.
E mbështetur nga disa studiues është ideja e një egoizimi të trashëguar dhe mësuar, pasi fëmijës së vetëm nuk i duhet të ndajë gjëra me një vëlla dhe një motër.
Megjithatë, asnjë studim nuk flet me bindje për këtë temë pasi individët janë të ndryshëm dhe jeta e tyre drejtohet nga rrethanat dhe ngjarje të ndryshme, përcaktuese të karakterit.
Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…
Me temperatura që në New York zbresin deri në –23 gradë Celsius dhe në Rrafshnaltat Veriore bien edhe nën –46°C,…
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth 9 kilometra…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione…