Njerëzit e kanë përdorur ujin e gazuar me vite për të qetësuar stomakun e tyre, në radhë të parë për simptomat e pakëndshme të urthit, madje disa studime kanë treguar se uji i gazuar është më efektiv se uji i thjeshtë kur bëhet fjalë për lehtësimin e dispepsisë, shkruan Livestrong.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pirja e ujit të gazuar me stomakun bosh mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. “Acidi që përmbahet në ujin e gazuar është i rrezikshëm në stomak bosh, kështu që në vend që të zgjidhni problemin e urthit apo dispepsit, vetëm do ta përkeqësoni atë.
None found
Uji i gazuar është më mirë të pihet mes vakteve, ndërsa të gjitha pijet freskuese të gazuara duhet të shmangen sa më shumë”, shpjegon Andrew L. Rubman. Po kështu, konsumimi i tepërt i ujit të gazuar mund të përkeqësojë gjendjen e njerëzve që vuajnë nga GERD (sëmundja e refluksit gastroezofageal).
Përveç pijeve të gazuara, ushqime dhe pije të tjera që mund të përkeqësojnë simptomat përfshijnë pijet me kafeinë, frutat ose lëngjet e agrumeve, ushqimet pikante dhe gjithçka që është tepër yndyrore.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar vendimin dhe arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj nga pozita e Kryeprokurit të Prokurorisë…
Protesta e 131-të ka vijuar sot me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së…
Një 26-vjeçar, i cili thuhet se jeton në Kinë dhe përdor mjete të inteligjencës artificiale, mund të jetë pas sulmeve…
Jose Mourinho raportohet se nuk ka arritur ende ta shuajë tensionin në dhomat e zhveshjes së Real Madridit, pasi detaje…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit…
Rebelët e Huthit kanë goditur përsëri aeroportin e Riadit pasi autoritetet saudite thanë se kishin arritur të ndërprisnin dy raketa…