lifestyle

A e dini sa ujë duhet të pini në ditë sipas peshës suaj? Llogariteni këtu

Një nga diskutimet më të rëndësishme që kemi rreth problemeve të peshës është se sa ujë duhet të konsumojmë. Nutricionistët dhe mjekët kanë folur vazhdimisht për rëndësinë e ujit në humbjen e peshës dhe mirëqenien e përgjithshme.

Në fakt, nëse pini më pak ujë se sa ka nevojë trupi juaj, kjo mund të rrezikojë qëllimet tuaja për humbje peshe. Ndërsa dëgjojmë shumë këshilla si psh të pini ujë para vaktit, apo menjëherë pasi zgjoheni ose të siguroheni që të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës në mënyrë që të mos ngatërroni urinë me etjen, e gjitha ka të bëjë me sasinë e ujit që pini.

Por a e dini se ekziston një metodë për të llogaritur marrjen e ujit? Në vend që ta përgjithësoni këtë këshillë me “8 gota ujë në ditë”, mund t’ju ndihmojë ta dini se sa është mjaftueshëm për ju.

Pesha juaj dhe sasia e ujit që duhet të pini

Sasia e ujit që një person duhet të pijë varet nga pesha e tij. Një person që peshon 80 kilogramë do të ketë nevojë për më shumë ujë sesa një person që peshon 60 kilogramë.
Mënyra e duhur për të llogaritur peshën e ujit do të ishte të shumëzoni peshën tuaj me 2/3 ose 67% për të ditur sasinë e ujit që duhet të konsumoni.

Niveli juaj i aktivitetit

Tani nëse stërviteni shumë, natyrisht do t’ju duhet më shumë ujë sesa një person që bën një mënyrë jetese ku qëndron më shumë i ulur. Shtoni afërsisht 350 ml për çdo 30 minuta stërvitje ose aktivitet që bëni.

Edhe ushqimi juaj ka ujë!

Nuk është vetëm uji që pini, por trupi juaj merr lëngje edhe nga frutat dhe perimet që hani. Frutat si shalqiri, portokalli, ananasi, luleshtrydhet kanë më shumë ujë dhe perimet si kastraveci, spinaqi, kungull i njomë janë perime të pasura me ujë. Pra, në rast se hani më shumë nga këto fruta dhe perime, mund të konsumoni një filxhan ujë më pak.

të fundit

Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri

Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C,…

11 minutes ago

Flet nusja e djalit të viktimës së parë nga zjarret në Shqipëri: Tmerr, ç’të shihja! Më tha merr…

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk…

15 minutes ago

DETAJE/ Dogji tokën e fqinjit pas konfliktit banal, kush është 80-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi i vuri zjarrin gjithë fshatit në Gramsh

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga…

45 minutes ago

Situata del jashtë kontrollit në Poliçan/ Flakët përfshijnë fshatin Harunas, gjashtë persona të plagosur në spital

Situata e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan. Siç raportohet flakët kanë marrë përmasa të…

1 hour ago

Gjermania paralajmëron Kosovën: Zgjidhni ngërçin politik, ndryshe do të keni pasoja

Të gjitha fuqitë politike duhet të “respektojnë plotësisht dhe zbatojnë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për konstituimin e përbërjes…

1 hour ago

Aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, automjeti përplas furgonin me turistë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë…

2 hours ago