Çdo hundë është unike përsa u përket formës dhe përmasave, por hunda e burrave është më e madhe se ajo e grave.
Hunda e burrave është 10% më e madhe se ajo e grave, sipas një studimi të universitetit të Iowa-s, SHBA. Kjo shpjegohet nëpërmjet një shkaku shkencor shumë të saktë: burrave u duhet të thithin më shumë oksigjen se grave për të ushqyer masën e tyre muskulore.
Për të arritur në këtë përfundim, shkencëtarët u morën me studimin e zhvillimit të fytyrës së 38 personave që nga mosha 3 vjeç deri në moshën 20 vjeç. Ata zbuluan se ndryshimi i përmasave të hundës midis vajzave dhe djemve fillon rreth moshës 11 vjeç. Është pikërisht mosha kur djemve fillon t’u zhvillohet masa e muskujve jo-dhjamore, ndërsa vajzave masa dhjamore.
Më përpara, në literaturën shkencore, ishte diskutuar shumë për ndryshimin e përmasave të hundës së grave dhe burrave, por ishte hera e parë që studiuesit merreshin me lidhjen e madhësisë së hundës me madhësinë e trupit të burrave dhe grave.
Pra, hunda nuk është vetëm një zbukurim i fytyrës, por edhe një zgjatim i mushkërive. Ky studim është botuar ditët e fundit në American Journal of Physical Anthropology.
Rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës, ka ndodhur një aksident rrugor. Një motomjet me targë NNH 58, që drejtohej…
Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63 në renditjen zyrtare të FIFA-s. Sipas klasifikimit të…
Një moment që nuk kaloi pa u vënë re ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku…
Forcat policore janë vendosur përpara Kryeministrisë, teksa na ndajnë afro dy orë nga protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike.…
Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor West Side Family, ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku zbuloi…
Është shtyrë për më 12 janar seanca paraprake për dosjen CEZ-DIA dhe Lobimi në SHBA i Ilir Metës, i cili…