lifestyle

A duhet të shqetësoheni pë thinjat në moshë të re? Këto janë shkaqet

Nëse mendoni se jeni të vetmit që flokët ju janë thinjur herët, e keni gabim. Grija e hershme është një gjë e zakonshme, edhe pse mund të jetë e pakëndshme.

Më poshtë mund të lexoni se çfarë mund të shkaktojë thinjat e parakohshme.

Të lidhura

None found

Ju mund të keni një mungesë të vitaminës B12

Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës B12 është shkaku më i zakonshëm i flokëve me thinja para kohe. Mund të çojë gjithashtu në rrallim dhe humbje të flokëve. Për ta shmangur këtë, sigurohuni që të konsumoni vezë, mishi viçi, ton dhe salmon në dietën tuaj. Ju gjithashtu mund të konsumoni vitaminën B12 si shtesë.

Mund të keni probleme me tiroidet

Problemet e tiroides ndikojnë drejtpërdrejt në gjëndrat e flokëve, sipas hulumtimit. Nëse po thinjeni në moshë të re ose nëse keni anomali; kjo mund të ndodhë për shkak të mosfunksionimit të tiroides.

Konsumimi i ushqimit të pashëndetshëm

Mosndjekja e një diete të shëndetshme mund të kontribuojë në marrjen e atyre fijeve shtesë të grisë. Studime të ndryshme të bëra në lidhje me këtë çështje kanë zbuluar se ferritina, kalciumi, vitamina D-3, bakri, zinku dhe hekuri mund t’i mbajnë flokët tuaj të shëndetshëm – ndërsa mungesa e tyre mund të çojë në flokë të thinjur.

Ju vazhdimisht shqetësoheni dhe stresoheni

Flokët e hershme gri janë të lidhura me stresin nga ekspertët. Të qenit i stresuar ndikon në qelizat staminale që janë përgjegjëse për rigjenerimin e flokëve tuaj, duke çuar në thinjat e para në moshë të re.

Ju mund t’i keni trashëguar

Po, ju mund t’i keni trashëguar ato flokë të bardha nga prindërit dhe gjyshërit tuaj. Sipas dermatologëve, gjenetika jonë luan një rol të madh në përcaktimin se kur thinjemi. Nëse dikush në pemën tuaj familjare është thinjur shpejt, ka mundësi që ju të përjetoni të njëjtën gjë.

Çfarë mund të bëni për ta parandaluar?

E vërteta e hidhur është kjo: sapo të thinjeni, nuk do të jeni në gjendje ta ktheni përsëri ngjyrën origjinale. Sidoqoftë, ka disa masa që mund të merrni për të parandaluar që flokët tuaj të thinjen herët:

-Mbroni flokët tuaj nga dëmtimi i diellit. Mbuloni kokën sa herë që dilni, nëse është e mundur.

-Shmangni tharëset e flokëve.

-Masazhoni flokët rregullisht me vaj kokosi.

-Përfshini lakër, bajame, lëng karote dhe brokoli në dietën tuaj.

A preferoni më mirë t’i mbuloni thinjat tuaja apo të mburreni se nuk keni thinja?

të fundit

Kia nis provat për gjeneratën e re të Sportage, dalin pamjet e para të prototipit

Kia nuk mund ta lërë modelin e saj më të shitur të qëndrojë në vend ndërsa konkurrenca ecën përpara. Me…

4 minutes ago

Isufaj njofton se hetimet për rastin e Jasharajve pritet të mbyllen së shpejti

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj tha se hetimet për rastin e sulmit ndaj familjes Jasharaj nga Prekazi më 1998,…

11 minutes ago

Australi, ngjarje makabre: 32-vjeçarja dyshohet se vrau djalin 4-vjeçar dhe konsumoi pjesë të trupit të tij

Australi është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një grua 32-vjeçare akuzohet se i ka marrë jetën djalit të…

11 minutes ago

Ekspertët për tërmetet në Venezuelë: Pas lëkundjeve shkatërruese të 24 qershorit u evidentuan dukuri sizmike të papara më herët

Pas tërmeteve shkatërruese të 24 qershorit në Venezuelë, një mision shkencor grek që vizitoi vendin ka zbuluar disa dukuri sizmike…

11 minutes ago

Shpallen tre fituesit e javës së katërt në lojën “Eksperti”

Loja shpërblyese “Eksperti” nga Telegrafi po vazhdon me entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë Kampionatit Botëror 2026, duke tërhequr tashmë mbi 6000…

11 minutes ago

Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë për çështjen Navalny, në fokus shtatë persona dhe dy institute

Londra ka shpallur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke futur në listë shtatë persona dhe dy institute kërkimore…

11 minutes ago