Me siguri të gjithë e bëjmë që pasi lajmë dhëmbët me furçë dhe pastë e shpëlajmë gojën me ujë. Mirëpo kjo është e gabuar, sipas ekspertëve.
Besojmë që e dini që shumica e pastave të dhëmbëve përmban fluor. Shumica prej nesh mendojmë se fluori në pastë është një përbërje kimike helmuese. Mirëpo, ai në fakt në sasi të vogla ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të dhëmbëve duke penguar krijimin e zmaltit.
None found
Domethënë për këtë shkak shumica pyesin se a është e nevojshme dhe mënyra e duhur që të shpëlahet goja me ujë pas larjes së dhëmbëve. Sipas mendimit të ekspertëve shpëlarja e gojës me ujë është tërësisht e gabueshme, sepse në atë mënyrë zhduk funksionin e fluorit. Në vend të kësaj, është e mjaftueshme ta pështyni tepricën e pastës.
Një ndër arsyet është edhe fakti që shumica e njerëzve i lan dhëmbët më pak se një minutë, prandaj fluori nuk ka kohë të veprojë, ndërsa në këtë mënyrë së paku një gjurmë mbetet në gojët tona dhe mbron dhëmbët. Mirëpo, fakte të qëndrueshme për këtë nuk ka, shpëlarja e pastës pas pastrimit është një çështje shprehie ose vendimi.
Pra, nuk ka rëndësi nëse e shpërlani gojën apo jo. Përqendrimi i fluorit është aq i ulët sa nuk bëni ndonjë ndryshim të rëndësishëm duke mos e shpëlarë gojën me ujë. Fluori parandalon prishjen e dhëmbëve, por kjo ka të bëjë më shumë me mënyrën dhe sa shpesh i lani dhëmbët.
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN…
Ljubisa Karovic, 61 vjeç, ka rrëfyer për herë të parë përvojën dramatike që përjetoi pasi u thith pjesërisht nga dritarja…
EgnatiaDitën e sotme, Egnatia do të zbresë në fushë për të zhvilluar takimin e parë përballë NK Celjes, në kuadër…
Sjellja e egër e lojtarëve dhe trajnerëve të Argjentinës ka shënuar pasojat pas finales së Kupës së Botës. Spanja fitoi…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kërkuar mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë dhe shpalljen…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka vlerësuar se partia e tij nuk duhet ta përjashtojë mundësinë…