lifestyle

A do merrnit pjesë? Sfida EKSTREME e një palestre: Humb 50 kg në 3 muaj dhe fito një “Porsche”

“Kushdo që arrin të humbasë 50 kilogramë për vetëm 3 muaj, do të shpërblehet me një makinë luksoze “Porsche Panamera” me vlerë reth 155 mijë dollarë amerikanë”. Kjo është sfida më e çuditshme e vitit e shpallur nga një palestër në Kinë.

“The Economic Times” shkruan se sfida në fjalë është lançuar nga një qendër fitnesi në provincën Shandong dhe ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale kineze.

Të lidhura

None found

Regjistrimi për këtë “garë të çmendur” kushton 10 mijë juanë (rreth 1,400 dollarë), dhe përfshin ushqimin, stërvitjen dhe akomodimin për tre muaj.

Por, edhe pse shumë njerëz e kanë parë si mundësinë e jetës për të humbur peshë dhe për të fituar një makinë super luksoze, mjekët kanë ngritur alarmin për pasojat e rënda që mund të ketë një humbje kaq e shpejtë peshe.

Ekspertët theksojnë se humbja e 50 kilogramëve në 90 ditë kërkon një deficit ekstrem kalorish dhe mund të çojë në dëmtime serioze të organeve, rënie flokësh, çekuilibër hormonal dhe madje edhe rrezik për jetën.

Ndërkohë në internet, reagimet kanë qenë të përziera: disa përdorues kanë komentuar me humor se “vetëm skeleti do të marrë Porsche-n”, ndërsa të tjerë e quajnë “një strategji marketingu gjeniale për të mbledhur para nga tarifat e regjistrimit”.

Valbona Mhilli në zi, humb njeriun e shtrenjtë
Megjithatë, pavarësisht kritikave, palestra pretendon se sfida është reale dhe tashmë janë regjistruar dhjetëra persona që synojnë të provojnë fatin e tyre, dhe të marrin çelësat e makinës luksoze.

të fundit

Teherani ndez më tej tensionet: Marrëveshja cilësohet si pranimi i kapitullimit nga SHBA-ja

Kryenegocjatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf bëri një deklaratë që prek drejtpërdrejt krenarinë e Donald Trumpit, duke e përshkruar marrëveshjen mes…

1 minute ago

Meloni mohon krisjen me Trumpin: Raportet me SHBA mbeten të pandryshuara, politika e jashtme s’është reality show

“Politika e jashtme nuk është Ishulli i Tundimit”, ishte shprehja që Giorgia Meloni zgjodhi të rimarrë, një frazë që kishte…

2 minutes ago

Bellingham shmang të kuqin në Botëror, megjithëse gjesti i tij ndalohet nga rregullat e reja

Anglia nuk arriti të siguronte fitoren në ndeshjen e saj të dytë në fazën e grupeve të Botërorit 2026, duke…

2 minutes ago

Debat i fortë në Gjermani për pensionet, në tryezë edhe rritja e moshës deri në 70 vjeç

Një plan për ndryshimin e sistemit të pensioneve në Gjermani ka hapur diskutime të shumta politike dhe shoqërore. Forcat e…

2 minutes ago

Hykmete Bajrami kërkon reflektim dhe zgjedhje të brendshme në LDK: Pozitat nuk zgjasin përgjithmonë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka ritheksuar kërkesën për përgjegjësi politike dhe zgjedhje të brendshme në parti, duke vlerësuar se…

10 minutes ago

Alicia Kearns: Serbia armatosi grupin që kreu sulmin në Banjskë, në rrezik liritë demokratike

Deputetja britanike e cila është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Alicia Kearns ka thënë se Serbia i…

11 minutes ago