lifestyle

9 mënyra si të trajtoni dhimbjen e dhëmbit gjatë natës

Një nga arsyet që dhimbja e dhëmbëve bëhet më e padurueshme gjatë natës është sepse ka më pak shpërqendrime. Kështu është më e lehtë që e gjithë vëmendja juaj të shkojë tek dhimbja e dhëmbit dhe të mos ju zërë gjumi.

Sidoqoftë ju mund të provoni këto mënyra për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve:

Të lidhura

None found

9 mënyra si të trajtoni dhimbjen e dhëmbit gjatë natës

Marrja e ilaçeve pa recetë si ibuprofeni është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për shumë njerëz, që redukton në mënyrë efektive dhimbjet e dhëmbëve.

Kompresa të ftohta

Përdorimi i kompresave të ftohta mund të ndihmojë shumë në këtë rast. Mjafton që në zonën e faqes ose të nofullës ku ndjeni dhimbje, të vendosni një qese me copa akulli të mbështjellë me një peshqir. Në këtë mënyrë akulli do të veprojë duke ngushtuar enët e gjakut dhe duke ndaluar dhimbjen.

Flini duke e mbajtur kokën sa më lart

Grumbullimi i gjakut në kokë mund të shkaktojë më shumë dhimbje dhe inflamacion. Për disa njerëz, ngritja e kokës me një jastëk ose dy mund të lehtësojë dhimbjen aq sa ata të flenë gjumë.

Pomadat mjekësore

Disa pomada që përmbajnë përbërës të tillë si benzokaina mund të mpinë zonën problematike duke bërë që të mos ndjeni më dhimbje për një periudhe kohe. Sidoqoftë, benzokaina nuk është e përshtatshme për t’u përdorur nga fëmijët e vegjël.

Ujë me kripë

Shpëlarja e gojës me ujë të kripur, mund të ndihmojë gjithashtu në heqjen e grimcave të ushqimit ose mbeturinave në dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.

Peroksidi i hidrogjenit

Periodontiti është një infeksion serioz i mishrave të dhëmbëve. Ai mund të shkaktojë probleme të tilla si dhimbje, gjakderdhje dhe lëvizje të dhëmbëve.

Një studim i vitit 2016 zbuloi se shpëlarja me peroksidin e hidrogjenit ndihmoi në reduktimin simptomave të parodontitit.

Kini parsysh që para përdorimit, peroksidi i hidrogjenit duhet tretur në ujë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet gëlltitur.

Çaji i mentes

Duke qenë se menjta përmban antibakterial dhe antioksidues, çaji i mentes ose thithja e qeseve të saj gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit. Gjithashtu mentoli si një përbërës aktiv i mentes, mund të ketë një efekt të lehtë mpirës në zonat e ndjeshme.

Karafili

Eugenoli është një nga përbërësit kryesorë të karafilt, i cili mund të reduktojë dhimbjen e dhëmbëve. Ai vepron si një analgjezik, që do të thotë se vepron si mpirës në zonën problematike.

Ju mund të mbani pranë dhëmbit një karafil ose mund të krijoni një masë pastoze duke bluar një sasi të vogël karafili dhe duke e përzier me ujë.

Hudhra

Alicina, e cila është përbërsja kryesore e hudhrës, ka një efekt të fortë antibakterial që mund të ndihmojë në shkatërrimin e baktereve në gojë, të cilat çojnë në kavitete dhe dhimbje dhëmbi.

Duke përtypur një thelpi hudhër do të ndihmojë në lehtëimin e dhimbjes, por kjo mund të jetë një shije shumë dhe mund të mos jetë zgjidhja e duhur për të gjithë./ AgroWeb

të fundit

Rrustem Mustafa kërkon vendim politik dhe këmbëngul për koalicionin PDK-VV: Kosova nuk mund të mbahet në zvarritje

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për tejkalimin e ngërçit institucional, duke theksuar se Kosova ka nevojë për…

21 minutes ago

The State’s Obligations to Private Businesses Reach Nearly €315 Million

Në fund të qershorit, detyrimet e maturuara dhe të papaguara të institucioneve shtetërore, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave,…

25 minutes ago

QKUK treats 326 emergency cases in 24 hours, 17 people injured in traffic accidents

326 shërbime emergjente janë ofruar gjatë 24 orëve të fundit në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).…

26 minutes ago

Tragedy in Shëngjin: 19-year-old from Gjilan identified after drowning at sea

Shpejtim Syla është i riu nga Kosova që humbi jetën gjatë ditës së hënë në detin e Shëngjinit. Lidhur me…

26 minutes ago

Kosovo Judicial Council schedules its 371st meeting for Thursday; issue of resignations by Serbian judges and staff returns to agenda

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka njoftuar se ka planifikuar për të enjten mbajtjen e takimit të 371-të, pas dështimit…

27 minutes ago

Killing of Portuguese Tourist at “Principote” Resort / BIRN: Questions Raised over Checks on Individuals and the Source of Funds behind the Investments

Në mes të gushtit, Ksamili është një nga vendet më të mbipopulluara të Shqipërisë. Rrugët e fshatit mbushen me makina…

28 minutes ago