lifestyle

7 shenja që paralajmërojnë problemet me zemrën, mos i injoroni

Shenjat për atak në zemër, ose çdo problem tjetër me këtë organ, shpesh janë “tinëzare” ose të pakuptueshme.

Ato godasin atëherë kur nuk e pret, dhe këtu nuk përjashtohen as gratë e reja.

Të lidhura

None found

Sipas të statistikave më të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, sëmundjet e zemrës janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve tek femrat mbi 35 vjeç, me një raport 1 në 4 vdekje, shkruan “shëndeti”.

Ndodh shpesh që simptomat e sëmundjeve të zemrës të mos vihen re ose të anashkalohen, sidomos nëse jeni të reja.

Ja cilat janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për probleme në zemër:

Këmbë dhe gjunjë të ënjtura

Ënjtjet në këmbë mund të shfaqen për një sërë arsyesh, dhe këtu nuk përjashtohet as një problem me valvulën e zemrës.

Formimi i lëngjeve (ngjashëm me edemën) është një simptomë e zakonshme e një problemi në zemër, kur ajo nuk mund të pompojë mjaftueshëm gjak.

Para se të frikësoheni, duhet të dini që kjo lloj ënjtje, ndryshe nga fryrjet e zakonshme, fillon të përkeqësohet me kalimin e kohës ose të përhapet në trup.

Prandaj, nëse arrini në këtë pikë, e dini që duhet të konsultoheni me mjekun.

Dhimbje koke

Para se të pini një ilaç për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, duhet të dini që ato mund të jenë shenjë paralajmëruese e goditjes në tru ose mpiksjes së gjakut gjithashtu.

Vetëm dhimbja e kokës nuk është domosdoshmërisht tregues i problemeve me zemrën, por nëse e përjetoni atë së bashku me simptoma të tjera, si lodhje, marramendje, të fikët, ose fillon krejt papritur, mund të paralajmërojë për një problem më serioz.

Lodhje

Kjo mund të jetë shenja më e vështirë për t’u deshifruar sepse janë një milion arsye përse mund të ndiheni të lodhur – mungesa e gjumit, stresi etj.

Po këtu po flasim për një nivel jo normal të lodhjes.

Nëse ndieni një farë dobësie, që e keni ndier më parë vetëm kur keni qenë të sëmurë me grip, zemra mund ta ketë të vështirë në oksigjenimin e trupit.

Dhimbje në stomak

Shumë njerëz mendojnë se problemet me zemër ndihen direkt në gjoks, ose në krahun e majtë. Në fakt, ajo që shumë nuk e dinë është se, dhimbja mund të përhapet kudo në trup.

Kur ndieni dhimbje therëse në stomak, ekziston mundësia që të keni probleme me zemrën. Edhe pse dhimbja në stomak mund të jetë edhe shenjë e ndonjë gripi ose urthi, ekspertët rekomandojnë që mos ta neglizhoni, por të konsultoheni me një mjek për t’u siguruar se nga çfarë vuani.

Dobësi, të fikët

Dobësia vjen si pasojë e rënies së tensionit të gjakut. Por, mund të jetë edhe shenjë e një problemi më serioz. Një çrregullim i valvulës që nuk lejon rrjedhjen si duhet të gjakut, rrahje të ngadalta ose shumë të shpejta të zemrës, ose një çarje e aortës, të gjitha këto mund të jenë shkaktarë të dobësisë dhe të rënies të fikët.

Marramendje

Ashtu si shumica e këtyre simptomave, edhe marrja e mendve me raste nuk është shkak për t’u shqetësuar. Kjo ndjesi mund të vijë si rezultat i dehidratimit, lodhjes, ngritja shpejtë etj. Por, nëse marramendja vazhdon, duhet të konsultoheni me një mjek. Nëse problemi është në zemër, mund të ndodh për shkak të bllokimit të një arterie.

Tension në pjesën e sipërme të shpinës

Ataku në zemër nuk ndihet gjithmonë në këtë organ. Shpesh pacientët thonë se ndiejnë sikur kanë një elefant sipër kraharorit. Ka raste kur e njëjta ndjesi është edhe në pjesën e sipërme të shpinës. Nëse ndjeni sikur dikush po ushtron forcë shumë të madhe në shpinën tuaj, kjo mund të jetë shenjë e atakut në zemër.

të fundit

Del në shesh futbollisti që shpërfilli telefonatat e Sergen Yalçınit

Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…

1 minute ago

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

8 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

11 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

15 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

19 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

20 minutes ago