Categories: lifestyle

7 ndryshimet midis trurit të femrave dhe meshkujve

Shpeshherë më është bërë pyetja nëse ka ndryshim midis trurit të femrave dhe meshkujve dhe do doja të përgjigjesha duke iu referuar një studimi të bërë së fundmi nga klinika Amen duke përdorur teknologjinë SPECT ku u bënë skanime të trurit për 46,034 femra dhe meshkuj. Këto skanime paraqitën diferenca të konsiderueshme midis trurit të dy gjinive edhe pse duhet mbajtur parasysh që çdo individ është unik dhe diferencat vihen re jo vetëm midis gjinive, por edhe brenda së njëjtës gjini. Natyrisht njohja e trurit është ende në hapat e parë dhe ka nevojë për studime të vazhdueshme për të kuptuar çfarë ndodh në trurin tonë!

Teknologjia SPECT ofron imazherinë e trurit në funksion duke kapur aktivitetet mentale ndërsa ndodhin.

Të lidhura

None found

E kuptoj që jeni bërë kuriozë për të lexuar cilat janë këto ndryshime, veçanërisht nëse keni parë në youtube videon mbi trurin e femrave dhe meshkujve, video e cila u bë virale.

Cilat janë pikërisht këto ndryshime sipas skanimit të mbi 46 mijë personave, femra dhe meshkuj:

Së pari: Truri i femrave është më i zënë/okupuar se truri i meshkujve

Gjatë 2017 skanimeve SPECT u analizuan 80 zona të trurit. Në 70 të tyre, truri i femrave tregonte shumë më tepër aktivitet se truri i meshkujve. Në përgjithësi, truri i femrave është më i zënë krahasuar me trurin e meshkujve. Për sa i përket zgjidhjes së problemeve, femrat aktivizojnë disa zona të trurit ndërsa meshkujt bazohen në një zonë të lokalizuar, kjo ndoshta është edhe arsyeja që femrat mund të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë* ndërsa meshkujt tentojnë të mbarojnë një punë dhe pastaj të fillojnë tjetrën.

Së dyti: Pjesa frontale e trurit tek meshkujt është “më e fjetur” se tek femrat

Sipas skanimeve, meshkujt kanë më pak aktivitet në zonën frontale të trurit që quhet PreFrontalCortex – pjesa e krijuar në 10,000 vitet e fundit të evolucionit të trurit të njeriut. Siç e kam shpjeguar edhe në artikuj të mëparshëm, zona frontale ose PFC përfshihet në aktivitete të tilla si planifikimi, gjykimi, e folura, empatia dhe kontrolli i impulseve. Ndoshta kjo lidhet me pikën 1, që truri i femrave është më i zënë se i meshkujve, por gjithashtu mendoj edhe me marrjen e riskut më të lartë tek meshkujt se sa tek femrat. Duke qenë se zonën PFC e kanë më të fjetur, nuk kanë shumë shqetësime kur marrin përsipër riskun e diçkaje.

Nisur nga ky fakt, Langdon nënvizon:

“Meshkujt dhe femrat kanë beteja të ndryshme në jetë dhe fillojnë me “karta” të ndryshme**.
Shpesh herë ndeshem me komente të cilat edhe të bëjnë për të qeshur, por edhe të fusin në mendime. Një nga këto komente nga Ami ishte: Kur e pyes bashkëshortin se çfarë po mendon, ai më përgjigjet “asgjë”. Në atë moment them me vete : Si është e mundur të mos mendosh asgjë?”.

Së treti: Qëndrat përgjegjëse për emocionet janë më aktive tek femrat

Është e panevojshme të shprehemi që femrat janë më emocionale se meshkujt. Kjo është kthyer në një të vërtetë të pakundërshtueshme në millenia. Por edhe imazhet SPECT e vëtetojnë që truri i femrave tregon një aktivitet më të lartë në zonën limbike, që njihet ndryshe edhe si truri primitiv. Zona limbike mbart në vetvete “ylberin” e emocioneve dhe është përgjegjëse për krijimin e lidhjeve, familjes, miqësive, kujdesin ndaj të tjerëve e kështu me radhë. Me sa duket kjo është edhe arsyeja që femrat e ëndërrojnë më shumë martesën, krijimin e familjes dhe fëmijët se sa meshkujt.

Së katërti: Zona Anterior Cingulate punon më fort tek femrat

Kjo zonë është përgjegjëse për kalimin e vëmendjes nga një veprim tek tjetri si dhe në identifikimin e gabimeve. Zona Anterior Cingulate ka një tendencë për t’u fokusuar më shumë në mendime negative ose sjellje për të cilat ndjejmë keqardhje si dhe fokusin në atë që nuk funksionon se sa çfarë ecën mirë. Gjithashtu këtu ndodhet edhe zona që aktivizon shqetësimet dhe sa më i lartë aktiviteti në këtë zonë aq më shumë shqetësohemi. Kjo nuk do të thotë që meshkujt nuk shqetësohen apo nuk fokusohen tek problemet. Thjesht, femrat dhe meshkujt tentojnë të kenë mënyra të ndryshme se si shqetësohen.

Së pesti: Qëndrat vizuale dhe të kordinimit punojnë më fort tek meshkujt

Këto qëndra janë më aktive tek meshkujt sesa tek femrat dhe ndoshta kjo shpjegon faktin që meshkujt kanë një përcaktim më real të distancës nëpërmjet pasqyrave të makinës. Ndërkohë një studim tjetër nga Science Daily rikonfirmon se truri i femrave dhe i meshkujve i përgjigjet ndryshe stimujve vizualë***. Ky studim u fokusua në 28 pjesëmarrës, 14 femra dhe 14 meshkuj, të cilëve ju dhanë imazhe që lidheshin me ndërveprim social dhe seksual. Skanimet fMRI treguan nivele të ndryshme të aktivizimit të Amygdalës, e cila kontrollon, rrezikun, emocionet dhe motivimin. Skanimet treguan se meshkujt i procesojnë imazhet vizuale ndryshe nga femrat. Studime të tjera tregojnë se meshkujt kanë një nivel më të lartë të testosteronit (25% më të lartë se tek femrat) në korteksin vizual, pikërisht zona ku procesohen imazhet.

Së gjashti: Intuita femërore është reale

Skanime të trurit tregojnë se femrat kanë një zonë më të madhe të trurit që i përgjigjet intuitës, vecanërisht ajo zonë që quhet Default Mode Network (DMN), zonë e cila është super aktive edhe kur ne mendojmë që truri ynë është në qetësi të plotë. Femrat janë më të shpejta në vlerësime të njerëzve apo situatave me informacion të limituar, duke pasur ato ndjesitë e brendshme në zonën e stomakut, ku ndodhen rreth 40 mijë neurone me të njëjtat cilësi si edhe ato në trurin tonë.

Së shtati: Nivelet e Serotonin janë të ndryshme në trurin e femrave dhe meshkujve

Sipas imazherive të trurit, fMRI apo SPECT vihet re që serotonin (neurotransmetues i trurit) është rreth 52% më i lartë tek meshkujt sesa tek femrat. Dihet që serotonin ndikon ndjeshëm në stabilizimin e luhatjeve të humorit, në gjumë më të qetë, ulje të dhimbjes etj. Zakonisht njerëzit me nivel të ulët të serotonin kanë ankth, dhimbje fizike, shqetësohen vazhdimisht deri në raste depresive.

Kjo, mendoj, shpjegon faktin që ankthi dhe depresioni janë më prezente tek femrat se sa tek meshkujt si dhe dhimbjet fizike si pasojë e artriteve apo reumatizmës.

Ankthi dhe depresioni dëmtojnë cilësinë e jetës tuaj. Shëndeti mental është sfida e kohës dhe është detyra jonë për një shëndet cilësor 4 dimensional: fizik, mental, emocional dhe shpirtëror.

Një tru i shëndetshëm ndikon për një jetë të shëndetshme dhe cilësore si në planin personal dhe atë profesional.

Arsyeja e shpjegimit të këtyre ndryshimeve dhe kuptimi i anëve të forta dhe sfidave është hapi i parë shumë i rëndësishëm për një jetë cilësore dhe drejt suksesit, çfarëdo qoftë suksesi për ju.

Fakti që jemi të ndryshëm dhe truri ka diferenca nuk do të thotë që njëri ka avantazh kundrejt tjetrit. Rëndësi ka të vlerësojmë këtë fakt dhe të mbështesim pikat e forta të njeri-tjetrit. Gjithashtu nuk do të thotë që njëra gjini është më e zgjuar/aftë apo në avantazh sesa gjinia tjetër.

Personalisht mendoj që këto ndryshime janë zhvilluar në mijëravjeçarë si pjesë e angazhimit social, ekonomik dhe kulturor të gjinive të ndryshme pasi për aq sa jam e informuar nuk janë ndryshime biologjike.

Duhet të mbajmë parasysh që studimi i trurit është ende në hapat e parë dhe sa më shumë kërkime dhe studime të bëhen, aq më shumë do të kemi në dorë informacione për një përdorim efikas dhe të shëndetshëm të tij./bm/

të fundit

Mbrëmja e 59-të e protestës, qytetarët shkruajnë në asfalt kërkesën drejtuar Ramës: Largohu!

Edhe në mbrëmjen e 59-të të protestës, qytetarët që prej javësh janë mbledhur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama përcollën…

54 seconds ago

Shtatë ditë, shtatë takime rastësore: çfarë zbuloi një grua kur guxoi t’u fliste të panjohurve

Një eksperiment i thjeshtë tregoi se edhe bisedat e shkurtra me njerëz që nuk i njohim mund të ndikojnë në…

2 minutes ago

“I forti i Lushnjës” i dyshuari kryesor për vrasjen e Albi Bashaliut, kushëriri i viktimës “bllokohet” në seancë, gjykata ndërhyn: Mos bëj “au iu”, thuaj kush e vrau

Seanca e zhvilluar ditën e sotme në ngarkim të Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e…

18 minutes ago

Diant Ramaj në prag të largimit nga Dortmundi, mbetet jashtë turneut përgatitor në Japoni

Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj nuk ka udhëtuar me Borussia Dortmundin për në Japoni, aty ku skuadra do…

18 minutes ago

Mourinho dhe Reali përballë dilemës: Ylli i madh pranë largimit

Real Madridi po e rishikon të ardhmen e Endrickut dhe nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi brazilian të largohet sërish në…

19 minutes ago

Furtuna nuk i ndalet yllit 100 milionë euro të Chelseat: I bllokohen pasuritë dhe i vihet tavan shpenzimeve javore

Futbollisti ukrainas Mykhailo Mudryk po kalon një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij, pasi përveç pezullimit për…

19 minutes ago