lifestyle

7 arsyet pse ju skuqen veshët, rastet kur duhet t’i drejtoheni mjekut

Veshët e skuqur mund të shkaktohen nga shumë kushte të ndryshme, por ato shpesh janë të padëmshme.

Cilat janë shkaqet e mundshme të veshëve të kuq?

Djegia nga dielli

Veshët tuaj të kuq mund të jenë rezultat i një djegie nga dielli. Ju mund të përjetoni nxehtësi, dhimbje dhe simptoma të tjera deri në një javë. Mbulimi i veshëve me krem dielli dhe kapele mund të parandalojë djegien nga dielli.

Emocionet

Një shkak kryesor për skuqjen e veshëve është edhe reagimi emocional. Kjo gjë bën që enët e gjakut të hapen më gjërë në zona të caktuara për shkak të një sinjali në sistemin nervor. Nxitës të tjerë janë hormonet, ushqimi, alkooli, ilaçet, stërvitja, ndryshimet e temperaturës dhe gjendja mjekësore.

Infeksion bakterial

Një infeksion i lëkurës si celuliti ose eritipelë mund të jetë arsye për skuqjen e veshëve. Ju mund të keni veshë të nxehtë, të enjtur dhe të irrituar.

Simptoma të tjera janë ethet, dridhjet dhe nyjet limfatike të fryrë. Këto kushte shkaktohen nga bakteret që hyjnë në lëkurë siç mund të jetë një dëmtim, kafshimi, shpimi i veshit ose ndonjë gjendje tjetër mjekësore.

Dermatiti seborroik

Veshët tuaja mund të bëhen të kuq për shkak të dermatitit seborheik. Kjo gjendje prek 2 deri në 5 përqind të popullsisë. Ajo shkakton skuqje dhe kruarje të lëkurës.

Polikondriti relaksues

Kjo ndikon në kërc dhe mund të shkaktohet nga sistemi juaj imunitar. Simptomat e para që mund të vini re janë veshët e kuq. Mund të përhapet në pjesët e tjera të veshit tuaj dhe mund të zgjasë ditë ose javë. Ju mund të vini re probleme edhe në veshin tuaj të brendshëm. Një rezultat afatgjatë i gjendjes mund të jetë humbja e dëgjimit. Mund të përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit tuaj, kështu që është thelbësore të vizitoni mjekun tuaj.

Perichondritis

Perichondritis është një infeksion i indeve që mbështjellin kërcin e veshit. Mund të jetë shkaktuar nga shpimi i veshit, dëmtimi i veshit, kafshimet e insekteve apo edhe nga operacioni. Veshi juaj do të jetë i fryrë dhe i kuq pranë kërcit. Shkoni tek mjeku menjëherë pasi gjendja mund të përkeqësohet duke u përhapur në kërc dhe duke e dëmtuar atë në një afat të gjatë.

Sindroma e veshit të kuq

Sindroma e veshit të kuq është e rrallë. Ajo përfshin episodet e skuqjes dhe djegies, veçanërisht në lobin e veshit. Këto simptoma mund të zgjasin për orë të tëra. Ky sindrom mund të rezultojë në migrene dhe gjendje të tjera mjekësore.

të fundit

Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Do të keni një rënie të lehtë, në raport me ditët e fundit. Do të ndiheni të lodhur ose…

2 hours ago

Vrasja në Shkodër/ Ja kush ishte i riu që u ekzekutua me armë zjarri

Personi në foton e mësipërme është 34-vjeçari, Kristjan Kola i cili u ekzekutua me armë zjarri sonte në Shkodër. Ngjarja…

2 hours ago

Vrasja në Shkodër/ Policia: 34-vjeçari u ekzekutua në ambientet e jashtme të një lokali, ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorëve

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur sonte në Shkodër. Bëhet me dije se Kristjan Kola është ekzekutuar nga…

3 hours ago

VIDEO/ Loja nuk është shqetësimi më i madh për Shqipërinë, kuqezinjtë kanë humbur… tifozët

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar sot miqësoren ndaj Gjibraltarit por ka dalë nga stadiumi me një humbje shumë të…

3 hours ago

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, qëllohet për vdekje një person

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas raportimeve, një person…

3 hours ago

VIDEO/ Spanja fiton, Belgjika e ekzagjeron, Gjermania bie

Nisin kualifikueset e Kupës së Botës 2026, me Spanjën në Grupin E që ka arritur një fitore 3-0 në transfertë…

3 hours ago