Goditjet në zemër, njohur ndryshe edhe si ataku kardiak, janë një prej shkaktarëve kryesorë të vdekshmërisë në vende të ndryshme. Kjo sëmundje ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit duke ngritur alarmin në shumicën e shoqërive moderne. Jo më pak i rrezikuar mbetet edhe vendi ynë, ku dhjetëvjeçarin e fundit janë shumëfishuar rastet e prekjes nga ataku kardiak, ku krahas meshkujve një targetgrup shumë i rrezikuar janë femrat. Në këtë artikull do të njiheni me 6 simptomat e atakut kardiak që asnjë femër nuk duhet të injorojë në të përditshmen e saj :
1.Dhimbje në shpinë, qafë, nofulla dhe në krahë:
None found
Në përgjithësi simptomat e para të atakut kardiak janë shtrëngimet në kraharor ose në krahun e majtë, por jo më pak të rëndësishme janë dhimbjet në shpinë, nofulla dhe qafë. Dhimbja mund t’ju shfaqet papritur dhe bëhet gjithmonë e më e fortë. Në qoftë se zgjoheni në mes të natës me dhimbje të tilla është mirë të lajmëroni menjëherë mjekun ose të paraqiteni në spital.
2.Dhimbje e fortë në stomak:
Dhimbja therëse në zonën abdominale, përreth stomakut, nuk është vetëm simptomë e helmimit apo ndonjë ftohjeje të mundshme. Kur dhimbja bëhët më e fortë se zakonisht, aq sa ju duket sikur ju lë pa frymë, duhet të tregoheni të kujdesshme dhe të mos e neglizhoni pasi mund të jeni duke kaluar një goditje në zemër.
3.Djersë të ftohta:
Sipas mjekëve, djerësët e ftohta që ju përsëriten brenda intervaleve të shpeshta kohore janë një simptomë e fshehtë e atakut kardiak tek femrat.
4.Gulçim gjatë frymëmarrjes dhe marramendje:
Marramendja, e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje të cilat ngjasojnë me gulçimin pas një maratone, janë një tjetër simptomë e atakut kardiak që nuk duhet injoruar.
5.Lodhje e vazhdueshme:
Lodhja e vazhdueshme, pamundësia për të qëndruar në këmbë ose për të lëvizur nga një cep i dhomës në tjetrin mund të paralajmërojë probleme serioze të shëndetit kardiovaskular.
6.Shtrëngim në kraharor:
Në qoftë se ndjeni shtrëngim në krahahor, therje të bezdisshme në gjoks apo rritje të temperaturës trupore që ngjan me djegien duhet të ndërhyni menjëherë pasi mund të pësoni atak kardiak.
Argjentina e ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, duke…
Algjeria dhe Austria kanë barazuar 3-3 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026, një…
Një nga risitë më të mëdha të Kupës së Botës 2026 ka qenë futja e pushimeve për hidratim. FIFA vendosi…
Kolumbia ishte shumë pranë ta mbyllte fazën e grupeve me fitore ndaj Portugalisë, por një vendim i teknologjisë VAR i…
Republika Demokratike e Kongos ka shkruar historinë në Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në…
Kolumbia dhe Portugalia kanë barazuar pa gola (0-0) në ndeshjen e fundit të Grupit, rezultat që u mjaftoi të dyja…