Categories: lifestyle

6 mënyra se si duhet të veproni pas një zënke me partnerin

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një zënkë pa kuptim apo një konflikt të vjetër, këto të fundit duket se ose e forcojnë një lidhje ose e ‘krisin’ atë ! Njerëzit priren të thonë gjëra që nuk i mendojnë, por sado çliruese të jetë, asnjëherë nuk duhet të thuash gjithçka ke në mendjen tënde. Zënkat mund të jetë një burim i madh stresi, edhe pasi të keni shfryrë të gjithë dufin apo të keni renditur ankesat tuaja që nga viti 2013 (ndoshta edhe më parë kur nuk njiheshit fare)! Ekspertët pohojnë se komunikimi është çelësi i të gjitha marrëdhënieve, por takti e të thënët të gjërave është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Ja si duhet të silleni pas një zënke në mënyrë që të mos e thelloni më shumë!

1.Qetësohuni.

Nëse nuk mund të qetësoni sistemin tuaj nervor, nuk do të jeni në gjendje të zgjidhni në mënyrë efektive asnjë çështje ose konflikt që mund të keni.

2.Reflektoni kur të jeni vetëm.

Pranoni ndjenjat tuaja dhe mos u përpiqni të fshihni as zemërimin, as zhgënjimin apo çfarëdolloj ndjenje tjetër negative. Çdo pasiguri e juaja ndikon në një mënyrë apo në një tjetër në lidhjen tuaj, ndaj të pandikuar nga askush merrni kohë të kuptoni si ndiheni në të vërtetë e më pas të flisni me partnerin.

3.Shënoni disa shkaktarë ose fraza që potencialisht kanë përkeqësuar zënkën me partnerin tuaj.

Bëni mirë që këto fraza t’i thoni sa më rrallë (për të mos thënë fare) gjatë komunikimit në çift.

4.Jini të sinqertë kur të jeni gati për të folur përsëri.

5.Kur të jeni gati të bisedoni përsëri me partnerin tuaj, mos harroni të përdorni më shumë “UNË” në vend të “TI”

Shpesh njerëzit para se t’ia drejtojnë gishtin vetes, ia drejtojnë tjetrit. Para se të dilni në përfundime, analizoni të gjitha ‘gabimet’ tuaja e më pas shpërtheni në ankesa.

6.Dëgjoni deklaratat e partnerit tuaj, pa provuar të “rregulloni” asgjë në atë sekondë.

Tags: cift

të fundit

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e…

10 minutes ago

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë…

41 minutes ago

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Ish-hetuesit: Të dyshuarit mund të kenë kaluar në Serbi, t’i kërkohet ndihmë EULEX-it

Të dyshuarit për vrasjen e tre personave në Gjilan, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, ende nuk janë arrestuar nga…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 18 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.1 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.4…

2 hours ago

Parashikimi i motit 18 Gusht 2025, vranësira dhe reshje shiu

Këtë të hënë vendi ynë, do të vijojë të jetë nën ndikimin e motittë qëndrueshëm, duke sjellë në vijën bregdetare…

2 hours ago

Horoskopi 18 Gusht 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

DASHI Do kaloni një ditë mjaft të vecantë. Njerëzit e afërrm po bëjnë gjithçka dhe më të mirën për tju…

2 hours ago