lifestyle

5 shenjat që paralajmërojnë se hormonet janë arsyeja që po shtoni në peshë

Para se t’i drejtoheni mjekut që t’ju rekomandojë ilaçe për djegien e dhjamit përreth belit, duhet të dini që ka mënyra natyrale për të normalizuar nivelet e hormoneve. Duke kufizuar sheqerin, eliminuar ushqimet e përpunuara nga dieta dhe kufizimi i alkoolit, kafeinës apo produkteve të bulmetit me shumë yndyra ju ndihmon të normalizoni nivelet e sheqerit në gjak.

Ja cilat shenja paralajmërojnë se janë hormonet ato që po ju shkaktojnë shtim të peshës përreth belit.

Barku vazhdon të rritet, edhe pse ushqeheni mirë
Nëse keni pasur bark të sheshtë në shumë vite të jetës suaj dhe krejt papritur filloni të shtoni peshë vetëm në pjesën e barkut, mund të jetë shenjë që keni krijuar bark hormonal.

Ndërkohë që plakemi, trupi bëhet më rezistent ndaj insulinës, duke nxitur kështu trupin që ta ruajë dhjamin, në vend që ta djegë atë.

Keni dëshirë për të ngrënë shumë sheqer
Rezistenca ndaj insulinës mund të ketë disa pasoja të dyfishta tek të tjera hormone të rëndësishme. Rezistenca ndaj insulinës mund të ketë efekt te leptina, hormoni që lajmëron trupin kur jeni ngopur mjaftueshëm.

Nivelet vazhdimisht të luhatura të leptinës mund të çojnë në çrregullim të receptorëve të leptinës, duke ndaluar kështu dërgimin e sinjaleve në tru që të ndaloni të hani. Si pasojë, ju vazhdoni të hani.

Keni luhatje humori
Ndërsa gratë hyjnë në fazat e para- dhe pas-menopauzës, nivelet e estrogjenit fillojnë të luhaten shpesh, duke çuar në luhatje të humorit dhe shtim në peshë. Sipas një studimi nga Universiteti Wisconsin, kjo është arsyeja përse gratë janë më të predispozuara se burrat që të kenë luhatje humori.

Jeni gjatë gjithë kohës të stresuara
Një tjetër fajtor i krijimit të dhjamit përreth barkut është kortizoli. I quajtur ndryshe si hormoni i stresit, nivelet e kortizolit rriten në përgjithësi kur trupi ndjen që jeni të stresuara ose në ankth, duke çuar kështu në shtim të peshës. Nivelet e larta të stresit dhe ankthit e çojnë trupin në një gjendje mbijetese, që rrit nivelet e kortizolit dhe sinjalizon trupin të ruajë më shumë dhjamë.

Ndiheni të lodhura gjatë gjithë kohës dhe vuani nga pagjumësia

Pagjumësia dhe lodhja mund të jenë shenja që hormonet janë fajtore për shtimin në peshë. Mungesa e gjumit shkakton lodhje dhe stres. Të gjitha këto çojnë në çrregullim të hormoneve të kortizolit./neps.al

të fundit

Shpërthen festa në “Air Albania”, Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale”…

4 minutes ago

Serbia dorëzohet para Anglisë, pëson tre gola në Beograd

Pjesa e parë e sfidës Serbi – Angli foli qartë për “Tre Luanët”, të cilët shënuan dy herë brenda pak…

18 minutes ago

Reagimi i Vuçiç përballë protestave/ Partia Popullore Europiane do të hetojë anëtarësimin e partisë serbe SNS

PPE-ja nuk mund të mbyllë sytë ndaj asaj që po ndodh në Serbi, tha për Euronews kreu i PPE-së, Manfred…

34 minutes ago

Shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon të vërtetën

Ish-fermerja Alba Pollozhani zbuloi më shumë detaje për eksperiencën në Ferma VIP. E ftuar në një studio televizive Pollozhani mohoi…

48 minutes ago

Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”/ Shqipëria ‘mban’ rezultatin 1-0 ndaj Letonisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Letoni në "Air Albania". Kuqezinjtë udhëheqin 1-0 ndaj ndaj Letonisë. Mesfushori Kristjan Asllani…

1 hour ago

FOTO/ Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video…

1 hour ago