lifestyle

“5 lugë gjelle”, dobësohuni pa vuajtuar nga uria me dietëne shëndetshme

Dieta equajtur “5 lugë gjelle” është një nga dietat e cila mund të kthehet në mënyrë jetese, pasi ajo ka për bazë konsumimin e vakteve më të shpeshta në sasi më të vogla, gjë e cila rekomandohet nga mjekët dhe dietologët.

Ideja kryesore e dietës është konsumimi i vakteve në sasi të barabartë me 5 lugë gjelle ose 100 gramë për çdo porcion, duke marrë parasysh që një lugë gjelle, në varësi të madhësisë është e barabartë me 15-20 ml.

Por përsa i përket sallatës, perimeve dhe produkteve të ngurta si mishi, peshku,etj., mund të konsumohen në sasinë maksimalisht deri në 150-200 gramë.

Me këtë dietë ju mund të dobësoheni nga 5-20 kilogramë në varësi të kohëzgjatjes së dietës.

Rregullat kryesore të  kësaj diete janë:

Çdo ushqim që hidhni në pjatë nuk duhet të jetë më shumë se 5 lugë gjelle ose deri në 100-150 gramë për produktet e tjera të ngurta të cilat nuk mund të maten me lugë.

Duhet të ketë  minimalisht 3 ore diferencë midis vakteveNuk lejohet konsumimi i pijeve të gazuara dhe i pijeve të cilat përmbajnë sheqer

Nuk lejohet konsumimi i ushqimeve shumë pikante apo ushqimeve të gatshme të konservuara, të cilat mund të përmbajnë sasi të lartë she qeri, kripe apo yndyre

Mënjanoni yndyrën e tepërt duke mënjanuar produktet e skuqura dhe duke i dhënë përparësi gatimit të produkteve në zgarë, furrë, avull etj.

Shembulli i menusë dietore të Dietës “5 lugë gjelle”:
Ora 8:00 — një tas me tërshërë dhe fruta të thata, kafe e zezë
Ora 11:00 — një banane apo frut tjetër mesatar
Ora 14:00 — një porcion 100 gram mish, pulë apo peshk i pjekur
Ora 17:00 — një porcion me sallatë me perime me vaj ulliri dhe limon
Ora 20:00 — një porcion me gjizë pa yndyrë
Ora 23:00 — një gotë kos me mjaltë dhe fruta

të fundit

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhen detajet

SPAK ka nisur hetimet për një tender me flamur të kuq, të hapur nga Bashkia e Peqinit më 28 gusht…

11 minutes ago

RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër

Nju Jork- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (PNUD), firmosën ditën e djeshme…

23 minutes ago

Nën akuzë për trafik të lëndëve narkotike, GJKKO dënon me 8 vite burg Emiljan Burbën

GJKKO dënon me 8 vite burg Emiljan Burbën, për akuzën e trafikut të narkotikëve. I pandehuri u gjykua me procedurë…

47 minutes ago

BIRN: Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt të këtij viti, ndërsa ditën e djeshme u shkarkua nga posti i kryetarit…

1 hour ago

Oferta nga Kryeministria: Erjola Doçi, fytyra e re e ministres “Diella”?

Aktorët e njohur të spektaklit të humorit “Portokalli”, Albana Perhati, Kejdi Gishto, Juxhin Plovishti dhe Erdit Asllanaj, ishin të ftuar…

1 hour ago

E lidhën me një konkurrent të “Përputhen”, reagon ashpër Loredana Brati: E shëmtuar, t’ju vij turp

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, këtë sezon iu bashkua programit të dashurisë “Përputhen”. Pjesëmarrja e saj…

1 hour ago