Categories: lifestyle

5 gjërat që ndikojnë direkt në madhësinë e gjoksit tuaj

Shumica e pjesëve të trupit rriten në një madhësi të caktuar dhe më pas ndalen. Çfarë e përcakton madhësinë e gjirit? Ndërsa është e lehtë të mendosh që madhësia e tyre është e paracaktuar, në të vërtetë ka shumë gjëra që ndikojnë në të. Këtu janë faktorët më të mëdhenj që përcaktojnë madhësinë e përgjithshme të gjinjve tuaj.

Pesha juaj

Gjinjtë janë një pjesë komplekse e anatomisë suaj, e përbërë nga ind mbështetës ose lidhës, gjëndra dhe kanale qumështi dhe ind yndyror. Secili lloj indesh që keni është unik për ju. Disa njerëz kanë më shumë ind mbështetës sesa yndyra dhe anasjelltas. Nëse gjinjtë tuaj përmbajnë një përqendrim më të lartë të indit yndyror, mund të shihni një ndryshim në madhësinë e tyre kur të fitoni ose të humbni peshë.

Rutina e stërvitjes

Nëse keni filluar të ngrini pesha kohët e fundit dhe vini re ndryshime në gjinjtë tuaj, ekziston një lidhje. Bërja e ushtrimeve në mënyrë të vazhdueshme ndikon në rënien ose forcimin e gjokseve, varësisht stilit të stërvitjes apo ushtrimeve që ju zgjidhni të bëni në palestër, në natyrë, me një trajner personal, etj.

Cikli menstrural

Cikli juaj menstrual mund të sjellë ndryshime mjaft të dallueshme në madhësinë, strukturën dhe formën e gjirit tuaj. Gjatë gjysmës së parë të ciklit tuaj, trupi prodhon estrogjen, një hormon që sjell ovulimin dhe stimulon kanalet e qumështit në gji. Por, në gjysmën e dytë të ciklit, progesteroni stimulon formimin e gjëndrave të qumështit, për të cilat thuhet se shkakton enjtje. Kjo mund të të shtyjë të pyesësh pse gjinjtë e tu papritmas janë bërë më të mëdha. Por, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Në fund, ato do të kthehen në strukturën dhe formën e tyre normale.

Shtatzënia dhe post lindjes

Gjinjtë e një personi shtatzënë mund të rriten disa numra falë ndryshimeve hormonale. Megjithëse gjinjtë tuaj tashmë kanë kanalet e qumështit, progesteroni ndihmon trupin tuaj të prodhojë më shumë lobula, të cilat janë gjëndra që prodhojnë qumësht. Gjoksi juaj mund të vazhdojë të bymehet gjatë e pas lindjes, nëse vendosni të ushqeni me gji foshnjen tuaj, por ato zakonisht kthehen në gjendjen normale rreth tre deri në gjashtë muaj pasi të keni ndaluar gjidhënien.

Mosha juaj

Ndërsa i afroheni menopauzës, ndryshimet hormonale kanë një ndikim në madhësinë dhe formën e gjinjve tuaj. Kur nivelet e estrogjenit bien, indi lidhës në gjinj bëhet i dehidratuar dhe humbet elasticitetin. Ndaj, mos prisni që me kalimin e moshës apo viteve, gjinjtë tuaj të jenë të kërcyer dhe me forma.

të fundit

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti…

5 minutes ago

Sot seancë plenare, ja projektligjet që pritet të diskutohen në Kuvend

Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje,…

21 minutes ago

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë

Ekonomia e vendit është duke ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla, drejt qendrave të…

41 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 26 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.6…

57 minutes ago

I nxehti afrikan mbërthen vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Këtë të enjte, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e valëve Afrikane, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe…

1 hour ago

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…

8 hours ago