lifestyle

5 arsye pse dieta nuk funksionon për të gjithë njësoj

Ekspertët thonë se kjo është pjesërisht për shkak të mënyrës se si janë ndërtuar shumica e dietave. Ato shërbejnë për të arritur një sukses afatshkurtër dhe nuk fokusohen në transformimin e zakoneve të këqija dhe stilit të jetesës. Ju njohim më poshtë me 5 arsyet se përse dieta mund të mos funksionojë dhe çfarë mund të bëni.

Shumica e dietave dështojnë
Studiuesit vlerësuan se 95% e të gjitha dietave dështojnë për një sërë arsyesh. Së pari, ato inkurajojnë njerëzit të heqin dorë nga gjithçka, në mënyrë të menjëhershme. Kjo është problematike, pasi varësitë nuk kurohen brenda natës. Njerëzit ndihen të privuar dhe të frustruar, gjë që i bën ata të dorëzohen. Kështu shumica kthehet në zgjedhjet e mëparshme, duke ngrënë më shumë sesa para fillimit të dietës. Në vend që të kufizoni veten, ekspertët sugjerojnë të konsumoni më shumë fruta dhe perime, të stërviteni dhe të rrisni konsumin e ujit. Kështu ju ushqeni dhe përgatitni trupin tuaj për të hequr kilogramët e tepërt.

Të lidhura

None found

Dieta mund të çojë në çrregullime në të ngrënë
Për shkak se kultura jonë ka vendosur standarde bukurie, shumë njerëz kërkojnë të humbasin peshë shpejt. Një dietë nuk promovon të ushqyerit në një mënyrë që balancon urinë, kënaqësinë dhe ngopjen, mund të shkaktojë një sjellje që injoron sinjalet e trupit dhe krijon çrregullime në të ngrënë. Duke respektuar sinjalet e trupit tuaj, ju mund të kuptoni më mirë se për çfarë keni nevojë dhe çfarë jo.

Dietat nuk marrin parasysh trupat e ndryshëm
Edhe pse dy njerëz mund të ndjekin të njëjtën dietë, rezultatet e tyre mund të ndryshojnë shumë. Dieta të caktuara mund të përkeqsojnë më tej disa probleme shëndetsore individuale.

Dieta e vë fokusin te ushqimi dhe asgjë tjetër
Edhe pse ajo që hamë ka ndikim tek pesha, dietat anashkalojnë edhe faktorë të tjerë si stërvitja, gjumi cilësor dhe shëndeti mendor. Këto faktorë janë shumë të rëndësishëm për mirëqënien tuaj të pëgjithshme dhe ndikojnë në peshën tuaj.

Dietat mund t’ju izolojnë nga shoqëria
Ndonjëherë kur ndiqni një dietë është tepër e vështirë të hani një vakt me miqtë. Sepse mund t’ju duhet të tërhiqni mënjanë kamarierin për të shpjeguar se çfarë mund të hani dhe çfarë jo. Shumë njerëz priren të izolohen, nga frika se miqtë e tyre do t’i gjykojnë ose do të mërziten me kufizimet e tyre. Shumë shpejt, kjo mund të çojë në depresion. Të ushqehesh shëndetshëm është të zgjedhësh një stil të jetese të shëndetshme dhe jo një dietë.

të fundit

Kumanovo hospital plans to hire 23 more medical residents, but how many are Albanian?

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…

53 minutes ago

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 23 specializantë të tjerë, por sa prej tyre janë shqiptarë?

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…

1 hour ago

Benatia reagon ashpër për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi: “E trajtuan si mbeturinë

Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…

7 hours ago

Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…

7 hours ago

Zhupa: Saranda municipality did not seek funding for the city’s cinema; its dignity will be restored after May 9

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

7 hours ago

Pandeli Majko at Socialist Party assembly: I have information about 1,000 hours of explicit and corruption-related footage; resign before it is released

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…

7 hours ago