lifestyle

4 shenjat më fatlume të horoskopit, u shkojnë gjithmonë gjërat fjollë

Thuhet se fati qëndron gjithmonë në anën e guximtarëve. Nuk i braktis kurrë njerëzit që e kërkojnë atë duke i shpërblyer në fund. Të tjerë mendojnë se fati është i paracaktuar nga fuqi të mbinatyrshme dhe gjithçka që përjetojmë në jetë është vijimësi i asaj që është ”shkruar” për ne. Por pavarësisht këtyre debateve, të gjithë njohim njerëz që duket sikur fati nuk i braktis kurrë. Nuk do të qe çudi nëse miqtë tuaj fatlumë t’u përkasin këtyre shenjave të horoskopit.

Peshorja: Peshorja njihet si shenja më optimiste e zodiakut. Nuk bën kurrë plane dhe çuditërisht gjërat i shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshiron. Është një ndër shenjat më të përkëdhelura të fatit, edhe pse nuk është kurrë në kërkim të tij. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin, i cili bën që ju të keni shumë fat në jetë.

Akrepi: Njëlloj si insekti me të njëjtin emër, edhe akrepi i horoskopit duket sikur pickon fatin dhe lumturinë. Edhe pse shquheni për qasjen tuaj jo fort pozitive, në situatat më të vështira duket sikur fati troket pikërisht në derën tuaj. Kjo gjë ju ka ndihmuar t’ua hidhni paq shumë situatave pa u sforcuar. Epo kot nuk thoni, është fati s’ke ç’i bën.

Shigjetari: Shigjetari është po aq faltume sa dy shenjat paraardhëse, në mos pak më shumë. Ia dilni të kaloni me sukses çdo sfidë, çdo situatë të vështirë pa u munduar fare. Duket sikur fati është gjithmonë në anën tuaj dhe ju mbron gjithmonë. Urojmë të zgjasë për shumë kohë e gjitha kjo.

Bricjapi: Bricjapi është ndër të parat shenja që përballen me pengesat dhe vështirësitë. Edhe pse përpiqeni t’i mbani larg vetes dhe njerëzve tuaj të dashur, ju duhet shpesh të përballeni me problem dhe si gjithmonë arrini t’i kaloni me lehtësi. Për aq kohë sa nuk përfshiheni shumë emocionalisht në këto sfida, do të keni mjaftueshëm fat për t’i çuar në vijën e finishit.

të fundit

Protestat në Serbi nuk ndalen/ U përzunë nga godina e Universitetit, studentët e Juridikut hyjnë me forcë, dekani thërret xhandarmërinë (VIDEO)

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad, kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani…

29 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…

53 minutes ago

Shkrumbohet pallati trekatësh në Peshkopi

Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…

55 minutes ago

Parashikimi i motit 27 Gusht 2025/ Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…

1 hour ago

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

9 hours ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

9 hours ago