lifestyle

4 kg më pak vetëm me oriz, regjimi 1 javor që duhet të provoni

Orizi është një lloj drithi i tretshëm, në gjendje të rregullojë florën intestinale dhe shumë i këshillueshëm të përdoret në rastet e shqetësimeve gastrointestinale.

Orizi përmban pak kripë, prandaj është shumë i dobishëm për ata që vuajnë nga hipertensioni, por edhe për ata që duan të luftojnë mbajtjen e lëngjeve ose celulitin. Orizi është shumë i këshillueshëm në dieta sepse jep ndjesinë e ngopjes dhe nuk të lejon të shëndoshesh.

Të lidhura

None found

Sot duam t’ju prezantojmë një regjim dietik të shëndetshëm dhe të ekuilibruar me bazë orizi i cili do t’ju ndihmojë të humbni peshë, por mbi të gjitha do t’ju mësojë se si t’i alternoni vaktet pa e tepruar me sasinë.

Dieta e Orizit

E hënë

Mëngjesi: një gotë qumësht (edhe bimor), një fetë bukë e thekur me marmalatë, një frut

Paradite: Jogurt pa yndyrë

Dreka: 60 gr oriz i zier, 2 kungulleshka në avull, 200 gr gjoks pule skare, sallatë mikse

Pasdite: një frut

Darka: 200 gr salmon në avull, brokoli në avull, një biskotë orizi (galeta orizi)

E martë

Mëngjesi: një gotë qumësht ose një çaj me mjaltë, 3 biskota integrale, një frut

Paradite: një frut i freskët

Dreka: 200 gr merluc në avull, 1 patate në avull, sallatë mikse, një biskotë orizi (galetë orizi)

Pasditja: kos pa yndyrë

Darka: 50 gr oriz integral, një vezë e zier, sallatë miks

E mërkurë

Mëngjesi: një çaj me mjaltë ose një gotë qumësht, drithëra integrale dhe një frut

Paradite: Kos pa yndyrë

Dreka: 150 gr gjoks gjel deti në skarë, 200 gr spinaq i zier me vaj ulliri e lëng limoni, një biskotë (galetë orizi)

Pasdite: Një frut i freskët

Dreka: Supë me perime, 50 gr gjizë, një biskotë (galetë orizi)

E enjte

Mëngjesi: Një çaj me mjaltë ose një gotë qumësht, një fetë e thekur me marmalatë, një frut

Paradite: një frut i freskët

Dreka: 50 gr gjizë, sallatë miks, 2 biskota (galeta orizi)

Pasdite: kos pa yndyrë

Darka: 80 gr oriz basmat me kunguj, 50 gr proshutë

E premte

Mëngjesi: një gotë qumësht ose një filxhan çaj, 3 biskota integrale dhe një frut

Paradite: Kos pa yndyrë

Dreka: 2 vezë të ziera, sallatë miks, 2 galeta (biskota orizi)

Pasdite: frut i freskët

Darka: 80 gr oriz integral me karkaleca, sallatë mikse

E shtunë

Mëngjesi: një filxhan çaj ose një gotë qumësht, një fetë buke e thekur me marmalatë, një frut

Paradite: një frut i freskët

Dreka: 80 gr oriz integral me kunguj, speca të pjekura

Pasdite: kos pa yndyrë

Darka: supë me perime, 100 gr proshutë krudo

E diel

Mëngjesi: Një gotë me qumësht ose një filxhan çaj me mjaltë, 3 biskota dhe një frut

Paradite: Kos pa yndyrë

Dreka: 60 gr oriz me shafran, 50 gr proshutë, sallatë miks

Pasdite: frut i freskët

Darka: supë bishtajash, sallatë mikse

të fundit

Rama kërcënon studentët me gjoba, por askush nuk i shkon për dialog/ Aktivistja Anjeza Marku: Dhuna nuk ka nisur kurrë nga ne, kërkojmë dorëheqjen e tij!

Aktivistja dhe studentja Anjeza Marku, teksa ishte e ftuar në studion e News24, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për…

43 seconds ago

Mbaron pritja, legjenda e Italisë befason me rolin e ri të Mario Mitajt

Mario Mitaj dhe Daniele De RossiNdërsa na ndajnë edhe pak minuta nga nisja e ndeshjes Genoa – Venezia, e vlefshme…

3 minutes ago

Hoti i kërkon Presidentes të mos e dekretojë Nurbojën në Bordin e BQK-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgatitur një kërkesë drejtuar Presidentes së Kosovës, me të cilën kërkon që Bashkim Nurboja…

11 minutes ago

Stuhia “Boelo” bllokon trafikun në Schiphol, anulohen rreth 90 fluturime

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga nyjet kryesore të transportit ajror në Evropë, ka anuluar rreth 90 fluturime këtë të…

15 minutes ago

EULEX-i vëzhgon zhvillimet në vendkalimet kufitare Kosovë–Serbi gjatë zgjedhjeve serbe

Pjesëtarë të misionit të EULEX-it në Kosovë kanë shtuar praninë e tyre në pikat kufitare me Serbinë. Ky shtim i…

22 minutes ago

OBRM-PDUKM: Sondazhet e munguara dhe rezultati në Bërvenicë dëshmojnë goditjen ndaj LSDM-së

Ku janë sondazhet që duhej të dëshmonin rritjen e mbështetjes për LSDM-në? Kjo është pyetja që OBRM-PDUKM ia drejton kryetarit…

28 minutes ago