Categories: lifestyle

4 këshilla për të arritur nxirjen perfekte brenda një jave

Për shumëkënd vera është sinonim i dëshirës për t’u zhdukur në det e pishina, për të shijuar një koktej  mbrëmjeve të zhurmshme, por mbi të gjitha për të shijuar diellin dhe pasur ngjyrën çokollatë që e duam aq shumë. Nëse sapo keni nisur pushimet apo prisni t’i nisni së shpejti, lexoni këshillat e mëposhtme për një nxirje të përsosur:

1.Bëni skrab (scrub): Në qoftë se doni një nxirje fantastike që zgjat në kohë, duhet të eliminoni paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë skrabi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf, sodë buke dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë, fërkoni për disa minuta trupin me këtë përzierje dhe lani trupin me ujë të ftohtë.

2.Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm: Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin i lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtshme. Shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitaminë E, C dhe A.

3.Mos u ekpozoni gjatë orëve të nxehta të ditës: ‘’Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxihem’’. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12.00-16.00.

4.Ndryshoni vazhdimisht pozicion: Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndryshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion.

SHËNIM: Nëse keni ndërmend të depiloheni dhe më pas të shkoni në plazh, dijeni që po bëni një gabim shumë të madh i cili mund të shkaktojë infeksion të lëkurës dhe kruajtje . Duhet që lëkura e depiluar të pushojë për 24 orë dhe më pas të merrni rreze dielli./living/

të fundit

E rëndë në Vlorë/ Humb jetën në det turisti italian

Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, ku një shtetas italian, G.…

1 minute ago

Giorgia Meloni bëhet virale, mimikat e fytyrës së saj në samitin e NATO-s po bëjnë xhiron e botës (VIDEO)

Një video e Giorgia Melonit duke bërë mimika me fytyrën në prag të Samitit të NATO-s në Hagë të mërkurën,…

11 minutes ago

Izraeli bllokon ndihmat humanitare, rëndohet situata në Gaza, mijëra njerëz vuajnë nga uria

Izraeli ka mbyllur pikën kufitare në veri të Rripit të Gazës, duke ndërprerë kalimin e ndihmave humanitare për qindra mijëra…

28 minutes ago

Berisha publikon të dhëna të reja për manipulim të votave: Kutitë u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

Këtë të premte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, foli për zgjedhjet elektorale të 11…

43 minutes ago

Debati në gjyq/ Mos kam marrë porosi nga Braçe për të të vrarë ty? Arjan Ndoj përplaset me Plarent Dervishajn: Je trim ti…

Ditën e sotme, ish-prokurori Arjan Ndoja, është përballur në Gjykatën e Posaçme me Plarent Dervishajn, i akuzuar për atentatin ndaj…

1 hour ago

Plakja e popullsisë në Shqipëri/ Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill

Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë për vitin 2025, nga fondi prej 2,25 miliardë lekësh i…

2 hours ago