lifestyle

4 gabimet që bëni në takimin e parë

Nëse keni plan më afatgjatë më dikë, atëherë shmangni këto 4 veprime që do iu shkatërrojnë mundësitë.

Pavarësisht moshës dhe eksperiencave që keni krijuar, ekziston gjithmonë një gjë e cila vazhdon ”t’ju trembë” njëlloj si 5 a 10 vite të shkuara: takimi i parë, shkruan “IconStyle”.

Të lidhura

None found

Të pasigurtë se çfarë duhet të bëni?

1.Nuk duhet të heshtni: Nuk ka rëndësi nëse jeni njohur në rrjete sociale, mes miqsh të përbashkët apo ai u përplas pa dashje me ju teksa po shihnit atë fustanin e bukur në vitrinë, në takimin e parë nuk mund të HESHTNI.

Mund ta nisni bisedën me pyetjet bazike “Ç’kemi! Ç’thotë puna!”, më pas të hapni një temë të përbashkët ose nëse e ndjeni veten ngushtë flisni për artikullin e fundit që keni lexuar.

2.Mos flisni për ish-partnerin/partneren: Edhe pse do të donit të fshinit menjëherë të shkuarën, jini të sigurtë që do të vijë momenti kur do t’ju duhet të flisni për të, sigurisht jo që në takimin e parë.

Fshijeni emrin e tij,të saj gjatë atyre orëve dhe përqendrohuni tek personi që keni përballë. Ah se harruam, mos bëni gabimin t’i krahasoni dhe të thoni “Edhe ish-im kishte të njëjtën këmishë si kjo.” ose “Kjo është pjata e preferuar e ish-të dashurës time”.

3.Mos luani me telefonin: Fikni telefonin, ok mbajeni të ndezur deri në momentin që do të keni fiksuar vendin e takimit, më pas fikeni menjëherë.

Me siguri nuk do t’i rezistoni tundimit për të kontrolluar se ç’bëhet në Facebook ose Instagram ose të shkruani në ndonjë grup në WhatsApp si po shkojnë gjërat.

E dimë që bota ku jetoni vërvitet rreth teknologjisë dhe informacionit, por mund t’ia dilni pa smartfonin tuaj për disa orë.

4.Mos shkoni shpesh në tualet: Nervozizmi, paniku, njohja me një person të ri mund të shndërrohen në diçka stresuese dhe vajtja në tualet është një marifet që përdoret për marrjen në dorë të situatës.

Mirëpo nëse e bëni shpesh këtë gjë, mund të kthehet në bezdi  kohë për tjetrin, i cili nuk ka ndërmend t’ju pres juve vetëm në tavolinë.

të fundit

Pas zhgënjimit në Botëror, Gjermania mendon epokën e re me Klopp dhe objektivin Euro 2028

Eliminimi i hershëm nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Paraguait në penallti (5-4) ka lënë shije të hidhur te…

43 minutes ago

Ronaldo emocionon pas triumfit të Portugalisë me homazhin për Diogo Jotën

Kombëtarja e Portugalisë ka mposhtur Kombëtaren e Kroacisë me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës…

2 hours ago

Lamtumirë prekëse nga Botërori, Modric shpërthen në lot pas eliminimit të Kroacisë

Luka Modric u përlot në fund të ndeshjes, ndërsa udhëtimi i Kombëtares së Kroacisë në Kupën e Botës përfundoi me…

2 hours ago

CR7 vendos një tjetër rekord në Botëror, gjen për herë të parë golin në fazën eliminatore

Cristiano Ronaldo ka shkruar edhe një tjetër faqe historike në Kupën e Botës, duke vendosur një rekord të ri në…

3 hours ago

Zvicra me Granit Xhakën përballë Algjerisë, publikohen formacionet zyrtare

Zvcira dhe Algjeria do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës. Kombëtarja evropiane dhe ajo afrikane do…

3 hours ago

Oyarzabal pas triumfit të Spanjës: Jemi të përgatitur për çdo kundërshtar

Mikel Oyarzabal ishte protagonist i madh në fitoren bindëse 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ku sulmuesi…

4 hours ago