Categories: lifestyle

3 shenjat e horoskopit që kalojnë më shumë peripeci në dashuri

Dashuria është një nga ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës. Duket sikur e gjithë jeta jonë është një udhëtim i vazhdueshëm drejt dashurisë. Dashurojnë shqisat, emocionet, por jo më pak edhe shenjat e horoskopit. Çdo shenjë dashuron në mënyrën e vet, megjithatë disa prej tyre nuk janë edhe aq fatlume në çështjet e zemrës. Living mund t’ju thyejë zemrën me këtë artikull, mirëpo nuk kemi ç’bëjmë..më poshtë do të njiheni me 3 shenjat që kanë më pak fat në dashuri:

1.Binjakët: Edhe pse Binjakët janë një nga shenjat më pasionante të zodiakut, fatkeqësisht ose jo, marrëdhënia e tyre me dashurinë nuk është e tillë. Karakteri i tyre i dyjëzuar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe mungesa e vullnetit për të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur bën që shpeshherë të krijojnë një lloj barriere me partnerin a partneren. Mësoni t’u falni besim personave që keni në krah pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të krijoni një marrëdhënie të sinqertë e të vërtetë.
2.Ujori: Kush ka fat në lojë, mesa duket nuk ka fat në dashuri dhe Ujori e di këtë më mirë së kushdo tjetër pasi shpirti i tyre rebel dhe dëshira e papërmbajtshme për të qenë i,e pavarur nuk është në favorin e tyre. Ujori shpeshherë është surrealist dhe i shmanget lidhjeve të dashurisë pasi i duket sikur dikush tjetër po fiton terren në jetën tij, sidomos në lirë e tij që e dëshiron aq shumë.
3.Peshqit: Të fundit në renditjen e shenjave të horoskopit, por edhe në çështjet e zemrës. Edhe pse janë shenja më e ndjeshme dhe romantike e horoskopit, Peshqit nuk e kanë të lehtë të gjejnë rrugën e zemrës. Ata udhëhiqen gjithmonë nga emocionet dhe kjo i bën të paparashikueshëm. Kjo gjë i tremb partnerët e tyre.

të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 22 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83.1 lekë. Euro, blihet me 96.4…

6 minutes ago

Parashikimi i motit 22 Shtator 2025, temperatura deri në 34°C

Ditën e sotme në vendin tonë, orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me…

9 minutes ago

Horoskopi 22 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku…

8 hours ago

Macron do të njohë shtetin palestinez të hënën, kushti për hapjen e ambasadës franceze

Presidenti francez pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Franca të hënën. Macron tha se lirimi i pengjeve të…

8 hours ago

Në kujtim të Charlie Kirk/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë pamje nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të…

8 hours ago

Pritet reagimi i SPAK/ Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Erion Veliajn, kallëzon edhe deputeten e PD, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit për korrupsion…

9 hours ago