lifestyle

3 herë në javë një filxhan në ditë, specialisti Gjeta tregon çajin që shëron këto 4 sëmundje të shpeshta

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka folur për çajin e hudhrës. Ai ka treguar vetitë e tij kurative, të cilat ndihmojnë organizmin tonë. Gjithashtu, ka zbuluar edhe recetën se si përgatitet.

“Është i njohur prej kohëve shumë të lashta përdorimi i hudhrës, si në përdorim në gjendje të freskët ashtu edhe me gatime të ndryshme. Mirëpo, me kalimin e kohës, njeriu filloi të përdorë edhe çajin e hudhrës. Është e njohur, vetia e hudhrës si antibakterial, si antimyk dhe antiviral dhe përdorimi i saj i gjerë. Po në këtë rast përdorimi i çajit të hudhrës ndikon mjaft mirë si në punën e organeve kryesore të trupit të njeriut siç janë organet e tretjes, qarkullimit të gjakut, ku përfshihet zemra, mëlçia, por në një farë mënyrë ndikon edhe në një zbutje të lehtë të kolesterolit dhe për pasojë duke marrë parasysh të gjitha këto rrethana. Për të gjitha këto veti pozitive, përdorimi i hudhrës si çaj është me rëndësi”, tha Gjeta ne ABC e Mëngjesit.

Të lidhura

None found

Përgatitja e çajit të hudhrës është mjaft e lehtë. Është me rëndësi mos e ziejmë hudhrën, por të ziejmë ujin. Pastaj, është me rëndësi që thelpinjtë e hudhrës pasi t’i kemi qëruar, të mos i hedhim ashtu siç janë, por duhet t’i grijmë. Se ato elementët që ka do të hyjnë më mirë në organizmin tonë. Pasi i kemi grirë këto, heqim xhezven nga zjarri dhe e hedhim menjëherë në filxhan. Mirë do të ishte t’i vendosim një lugë që mos të çaht filxhani dhe aty hedhim thelpinjtë e hudhrës. Pasi ky çaj ka marrë esencat kryesore, mirë është t’i shtojmë edhe një lugë mjaltë se është një element me shumë rëndësi në trupin tonë. E mira është që me këtë çaj mos të abuzohet. Të pihet 3 herë në javë një filxhan në ditë”, u shpreh ndër të tjera Gjeta.

të fundit

PSG synon huazimin e Estevaos si zëvendësues të Kvaratskhelias, Chelsea vendos tri kushte

Estevao, anësori brazilian 19-vjeçar i Chelseat, është shndërruar në një nga objektivat e Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të janarit…

5 minutes ago

Danimarka hap një skemë të re për lejet e punës, por qytetarët e Kosovës nuk përfitojnë

Danimarka do të nisë një skemë të re për lejet e punës nga 1 janari i vitit 2027, me një…

6 minutes ago

Rama fton studentët në bisedime deri në fund të mandatit dhe njofton bursë 25 mijë lekë, kredi me interes zero ose 3% dhe punësim me gjysmë page minimale

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje studentëve të ulen për dialog dhe prezantoi masa të reja mbështetëse. Mes tyre janë…

10 minutes ago

Lionel Messi vendos një rekord të jashtëzakonshëm në historinë e Topit të Artë

Lionel Messi përfundoi përsëri në pesë të parët për Topin e Artë dhe vendosi një rekord të pabesueshëm në historinë…

11 minutes ago

Real Madridi shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik hekurudhor në Toledo

Real Madridi ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet…

22 minutes ago

Një rrugë në Trabzon do të marrë emrin e Mohamed Salahut

Komuna e Yomras, në qytetin turk të Trabzonit, po përgatitet t’i emërojë një rrugë yllit egjiptian të Trabzonsporit, Mohamed Salah.Autoritetet…

23 minutes ago